Vdes një i prekur me koronavirus – konfirmohet se është nga Kamenica

Një banor i Komunës së Kamenicës, ka vdekur si pasojë e virusit Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ndërsa ka theksuar që viktima J.H, ka vdekur në Spitalin rajonal të Gjilanit. ”Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional […]
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ndërsa ka theksuar që viktima J.H, ka vdekur në Spitalin rajonal të Gjilanit.
”Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje.
Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Pra #mbanimaskën, #respektojenidistancën dhe #pastroniduart.
Ngushëllime të sinqerta familjes!”.












