Vdes në moshë të re punonjësi i RTK-së

Vdes në moshë të re punonjësi i RTK-së

Ka ndërruar jetë punëtori i Radio Televizionit të Kosovës, Burim Mirena. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët dhe sindikata e punëtorëve të televizionit publik. Përmes një njoftimi, nga sindikata e RTK’së, kanë deklaruar se Mirena ishte një profesionist i dalluar. “Sindikata e Pavarur e RTK-së, me pikëllim e dhimbje të thellë ka marrë lajmin pë ikjen […]

Ka ndërruar jetë punëtori i Radio Televizionit të Kosovës, Burim Mirena.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët dhe sindikata e punëtorëve të televizionit publik.

Përmes një njoftimi, nga sindikata e RTK’së, kanë deklaruar se Mirena ishte një profesionist i dalluar.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së, me pikëllim e dhimbje të thellë ka marrë lajmin pë ikjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë Burim Mirena. Burimi, përveç që ishte një profesionist i dalluar në njësinë e Titrimit dhe TI-së, ai ishte edhe një shok i dashur për stafin e RTK-së, gjë që e bën shumë më të madhe dhimbjen për ndarjen e tij nga ne. Sindikata, u shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve, për humbjen e të dashurit të tyre”, thuhet në njoftim.

Familjarët në anën tjetër kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet sot në ora 14:00.

“Ju njoftojmë se pas një sëmundjeje ndërroi jetë, vëllau jonë(djali i axhës) Burim J. Mirena.Për shkak të situatës me pandeminë, ceremonia mortore do bëhet nën prezencën e familjarëve, varrimi do bëhet sot me datën 03.07.2020 ne ora 14:00, ne varrezat e fshatit Hade. Me pikëllim të thellë, Familja Mirena”, thuhet në njoftim

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?