Vdes edhe një mjek kosovar nga koronavirusi

Vdes edhe një mjek kosovar nga koronavirusi

Reumatologu Sylejman Rexhepi ka vdekur mëngjesin e sotëm, pas infektimit me COVID-19. Përveç COVID-19, Rexhepi kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Express. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, Avni Kryeziu. Kryeziu ka thënë se ai ka qenë duke u trajtuar në Mjekësinë Sportive për rreth dy javë dhe […]

Reumatologu Sylejman Rexhepi ka vdekur mëngjesin e sotëm, pas infektimit me COVID-19. Përveç COVID-19, Rexhepi kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, Avni Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se ai ka qenë duke u trajtuar në Mjekësinë Sportive për rreth dy javë dhe kishte qenë në gjendje të rëndë.

“Ka qenë në gjendje të rëndë qe dy javë në Intensivë në mjekësinë sportive dhe fatkeqësisht sot në mëngjes më njoftuan kolegët që kanë qenë atje kujdestarë se ka ndërruar jetë. Ka pasur edhe sëmundje shoqëruese, ka qenë me hipertension”, ka thënë Kryeziu për Express.

Sot ka vdekur edhe kirurgu Ali Tolaj, i cili ishte i infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë përmes një postimi në faqen zyrtare, ku thuhet se që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke u shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vetë rezultoi pozitiv në COVID-19.

“Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menagjmenti,koleget,gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në Kosovë deri më tani rreth 600 profesionistë shëndetësorë janë të prekur nga virusi, ku prej tyre rreth 200 janë mjekë. /Gazeta Express.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?