Vazhdon normalizimi: 142 raste të reja me Covid-19 dhe 101 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka publikuar të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në lidhje me rastet me Covid-19. Ministri Zemaj njoftoi që ka themeluar Bordin Këshilldhënës të udhëhequr nga mikrobiologu Lul Raka, përcjell Periskopi. Ai foli edhe për detyrat e këtij Bordi ndërsa ofroi emrat e 11 anëtarëve të saj. […]
Ministri Zemaj njoftoi që ka themeluar Bordin Këshilldhënës të udhëhequr nga mikrobiologu Lul Raka, përcjell Periskopi.
Ai foli edhe për detyrat e këtij Bordi ndërsa ofroi emrat e 11 anëtarëve të saj. Më tej, ai shtoi se bordi do të takonte edhe katër ministrat e kaluar të Shëndetësisë, përfshirë z.Arben Vitia.
Rezultatet sidoqoftë i lexoi z.Naser Ramadani, i cili deklaroi se në 24 orët e fundit kishin qenë 142 raste pozitive duke e çuar numrin total në mbi 5 mijë. Ramadani tha se janë marrë 482 mostra. 101 pacientë del se janë shëruar.
Përsëri Prishtina ishte komuna me më së shumti të infektuar me Covid-19/Periskopi












