Ulërima, dhimbje, kollë: Pacienti i shëruar nga Covid tregon çfarë ndodh në spital

Ulërima, dhimbje, kollë: Pacienti i shëruar nga Covid tregon çfarë ndodh në spital

Sot në Shqipëri u ‘thye’ një tjetër rekord të prekurish me koronavirus, në 24 orët e fundit u konfirmuan 90 raste të reja e tre viktima. E teksa numri i të prekurve vijon rritjen, një pacient i cili arriti të shërohet nga sars covid2, tregon përmes një mesazhi në rrjetin social, se çfarë ndodh realisht […]

Sot në Shqipëri u ‘thye’ një tjetër rekord të prekurish me koronavirus, në 24 orët e fundit u konfirmuan 90 raste të reja e tre viktima. E teksa numri i të prekurve vijon rritjen, një pacient i cili arriti të shërohet nga sars covid2, tregon përmes një mesazhi në rrjetin social, se çfarë ndodh realisht në ambientet e spitalit infektiv, atje ku janë të shtruar 80 pacientë covid.

Mesazhi nga Edmond Mara

Miremengjes te gjitheve! Ne vazhdim te nje statusi me pare, meqenese ndava me ju problemin tim shendetsor, me lejoni te vazhdoj njoftimin si me poshte. Dje, analiazat dolen negative, pra une jam faktikisht i pa infektuar me Covid 19. Kjo nuk do te thote qe tashme jam njeri negativ . Si rezultat une lashe spitalin dhe jam ne shtepi duke ndjekur fazen e dyte te semundjes, pra luftes me pasojat etj etj.

Tani me lejoni te shkruaj dy fjale per bashkeshoqeruesit e semundjes sime. Une si natyre kam shume besim tek mjekesia dhe qe ne momentin e pare te njoftimint ju nenshtrova totalisht mendimit te mjekeve dhe shkences. E vertete qe ndjeva frike sepse mu duk nje mister dhe eshte, por edhe shume kurajo pata nga profesionistet dhe ju sigurisht, Ne javen e pare, vuajta shume ne shtepi, me temperature te larte, dhimbje kudo, neveri per gjithcka, diarre, humbje ekuilibri etj etj derisa tamponi vertetoi qe isha pozitiv. Atehere, vendosa te drejtohem spitalit te specializuar, infetktivit ku edhe u trajtova menjehere mire.

Me besoni, qe personeli atje, qe lufton dhe i sherben pacienteve jane te jashtezakonshem dhe shume prej tyre dhe heronj. Ata jane tamam ne front te pare, perballen me lloj lloj formash te semundjes. Kam pare atje siptoma e cfaqje te semundjes ne forma nga me te cuditshmet, ulerima nga dhimbjet, mungesa e frymemarrjes e tmerrshme, kollera qe te mbysnin, kollera qe nuk mbaronin sekrecione, sinfoni kollerash etj etj pa folur per reanimacionin qe se pashe. Personeli vraponte, ne vape, me lloj lloj veshjesh, duhej gjetur pulsi edhe pse te shkretet kishin humbur ndjeshmerin me nga 2 -3 pale doreza.

Kush jane keta? Njerez e profesioniste te thjeshte e perkushtushtuar, pa shoë mediatik, pa shume fjale per ju por shume fjale te mira per ne pacientet pavaresisht nga e kush ishim. Bravo Doktoreshe Najada Como, dite nate ne pune, bravo doktoret e tjere, Kalo, Mira etj etj qe nuk jua mesova dot emrat. Bravo infermieret te reja, te rinj e te vjeter, si Rovi, Mandi, Anxhela, Enxhi etj etj qe te me falin se nuk ua mbaj mend emrat. Bravo sanitaret, bravo personeli tjeter mbeshtetes etj etj.

Po shkruaj gjate e i permend se dua te jem mirenjohes e ndoshta do lidhem ndonje dite me ndonje media qe te pasqyrojne realitetin dhe jo komercializmat dhe lajmet “fake” qe demtojne totalisht imazhin, por jo vetem. Duke perdorur lajme jo te verteta, konspiracione idiotesh pa shkolle dhe njohuri, ju media fiton leke e dime, por demtoni jete njerezish. Kujdes, jane me qindra miq e shoke te mi edhe pse te shkolluar mire vene ne dyshim semundjen, pasojat dhe demin qe vazhdon te shkaktoje, bejne njerezit te vuajne pse, per pese leke me shume qe po ju them nuk jane te pista por te qelbeta.

Me falni se e zgjata shume por e ndjeva per detyre te ndaj me ju eksperiencen time qe fatmiresisht tashme rezultoi me sukses e une jam jashte, por me merakun per ju duke ju sugjeruar: – Ju lutem ruajuni, ruajuni ruajuni!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?