TURP: Feraj i VV-së ndan Maqedoninë në baza etnike në një status me fyrje të rënda

Një shkrim i papranueshëm e i turpshëm është bërë së fundi nga anëtari i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, i cili fyen në mënyrë raciste popullsinë maqedone ndërsa iu kërkon shqiptarëve që të ndahen politikisht e etnikisht prej tyre në një opozitë që do të formonte qeveri paralele. Ndarja në baza etnike ishte kundërshtuar ashpër nga Lëvizja […]
Ndarja në baza etnike ishte kundërshtuar ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje kur bëhej fjalë për çështjen Kosovë-Serbi. Por, pikërisht një ndarje politike në baza etnike është propozuar nga ana e Hysamedin Ferajt për skenën politike aktuale në Maqedoninë e Veriut, shkruan Periskopi.
Ai ka mbështetur opsionin ku shqiptarët nuk pranojnë të futen në qeverinë e LSDM-së, ndërsa përveçohen etnikisht në parlament nga maqedonasit të cilët do ta formonin mazhorancën e dy partive të mëdha kundërshtare, LSDM dhe VMRO-DPMNE.
“LSDMJ mbase duhet të bëj koalicion me VMRO (ose të shkoj në zgjedhje të reja);
Me këtë krijohet një qeveri homogjene etnike sllave përballë një opozite homogjene etnike shqiptare. Ndarja e tillë shpreh realitetin politik më të vërtetë, më të thellë, dhe më të rëndësishmin të RMV.” – ka shkruar z.Feraj, në një status që është shpërndarë edhe nga këshilltari i ish kryeministrit Kurti, z.Elvis Hoxha.
Po ashtu, mënyra se si z.Feraj përdor etninë e maqedonasve është tepër e papranueshme.
Periskopi iu fton të qëndroni larg nga gjuha e urrejtjes dhe përçarjes.
Statusi i plotë:
Opsione për shqiptarët në MV:
1. Marrin pjesë në qeveri
Për me marrë pjesë i formulojnë kërkesat kombëtare, i përfshijnë në kontratën për koalicion si dhe në programin e qeverisë. Më pas zgjedhin ministritë dhe institucionet e tjerë me ndikim për formulimin e politikave dhe saktësisht ata që ndërlidhen me realizimin e tyre.
Mangësia e këtij opsioni është sigurimi i vazhdimit të politikës, të gjendjes dhe të rezultateve të deritashëm.
2. Nuk marrin pjesë në qeveri:
LSDMJ mbase duhet të bëj koalicion me VMRO (ose të shkoj në zgjedhje të reja);
Me këtë krijohet një qeveri homogjene etnike sllave përballë një opozite homogjene etnike shqiptare. Ndarja e tillë shpreh realitetin politik më të vërtetë, më të thellë, dhe më të rëndësishmin të RMV.
Opsioni i dytë nxjerr në botë ekzistencën e shqiptarëve dhe krijon një situatë të ngjashme me gjendjen në fillim të viteve ’90 ndërmjet shqiptarëve e serbëve, domethënë ndërmjet Kosovës e Serbisë. Shqiptarët krijojnë vetëqeverisjen paralele përballë qeverisjes sllave (dhe bullgare). Partia “Besa” gjendet në rolin e Riza Sapunxhiut ose/dhe Sejdo Bajramoviqit. Ndërkaq shqiptarët mund të ndërtojnë një sjellje politike që kombinon rezistencën masive të LDK-së së fillimit dhe aksionin karakteristik të Vetëvendosjes.
Mangësia e këtij opsioni është se nuk dihet e ardhmja e tij.
Është e dukshme se unë po propozoj të dytin, sepse për rezultatin pozitiv të tij përcaktuese e parë bëhet sjellja praktike e shqiptarëve, pastaj ajo ndërkombëtare, dhe vetëm në fund ajo e qeverisë sllave-maqedonase.
P.S.: Ky mendim është krejt personal. Është e kuptueshme se për të është e vështirë të bëhen “like” e “dislike”. Sepse është propozim që duhet menduar, intensivisht, sepse s’ka kohë.












