Tollovi në Qendrën e Regjistrimit Civil në Prishtinë, njerëzit pa maska dhe pa distancë sociale

Radhë të gjata të qytetarëve janë parë sot para objektit të Qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë. Në fotografitë e fundit shihet se në këtë pikë nuk po respektohet aspak distanca e rekomanduar nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë në Kosovë, teksa nuk mungojnë maskat. Qytetarët janë parë të revoltuar me radhët e gjata që po […]
Radhë të gjata të qytetarëve janë parë sot para objektit të Qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë.
Në fotografitë e fundit shihet se në këtë pikë nuk po respektohet aspak distanca e rekomanduar nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë në Kosovë, teksa nuk mungojnë maskat.
Qytetarët janë parë të revoltuar me radhët e gjata që po shkaktohen në këtë pikë, ndërsa edhe temperaturat janë të larta.
Pak më parë është bërë e ditur se është mbyllur Drejtoria e Regjistrimit të Automjeteve për shkak të konfirmimit se disa zyrtarë janë infektuar me koronavirus.













