Tërmkolli e frustruar: Politikanët që ia kanë shitur shpirtin djallit duan Xhami të re

Nisja e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë ka nxitur reagime të shumta. Kanë shkruar edhe krerët e shtetit e të partive politike. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është krenar që ka vendosur gurthemelin e objektit, derisa Isa Mustafa ka thënë se askujt nuk duhet t’i pengojë ndërtimi i […]

Por komplet qëndrim tjetër ka bashkëpartiakja e Mustafës, Melihate Termkolli.

Ajo thotë se në Kosovë ka më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e banorëve, derisa thotë se ndërtimi i një xhamie tjetër shtesë është në favor të politikanëve që ia kanë shitur shpirtin djallit.

“Kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve!Kosova, sipas të dhënave, është vendi me më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e popullsisë! Për besimtarët dhe fetarët, pra, ka mjaftueshëm xhami. Veç për politikanët që ia kanë shitur shpirtin djallit dhe bëjnë punën e tij, nuk ka mjaftueshëm Xhami”, ka shkruar Termkolli.

Sipas saj, Kosova është shumë më keq sesa ka propaganduar Serbia, duke thënë se tashmë është koha e zuzarëve dhe jo atdhetarëve.

“Këta “politikanë” po i konfirmojnë popullit tonë dhe krejt botës se jemi edhe më keq se që ka propaganduar Serbia kundër shqiptarëve për më tepër se një shekull. Këta nuk kultivojnë as nuk mbrojnë asnjë vlerë tonën kombëtare, as politike as kulturore. Turkoshakë e anadollakë!Kohë e zuzarëve është kjo, jo e atdhetarëve”, , ka përfunduar ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?