Të paktën 81 të vdekur pas vrasjes së këngëtarit në Etiopi

Është mbajtur varrimi i këngëtarit etiopiana Hachalu Hundessa derisa vazhdojnë trazirat për vdekjen e tij në rajonin e Oromias ku shihej si hero. Trupat janë vendosur në kryeqytet, Addis Ababa, ku gangsterët e armatosur po silleshin duke shënjestruar qytetarët e etnisë Oromos. Të paktën 81 persona kanë vdekur në protestat në Oromia që kur Hachalu […]
Trupat janë vendosur në kryeqytet, Addis Ababa, ku gangsterët e armatosur po silleshin duke shënjestruar qytetarët e etnisë Oromos.
Të paktën 81 persona kanë vdekur në protestat në Oromia që kur Hachalu u vra të hënën në mëngjes, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Motivi i vrasjes së tij mbetet ende i paqartë, por 34 vjeçari kishte thënë se ishte kërcënuar me vdekje.
Këngët e tij fokusoheshin në të drejtat e etnisë së tij Oromo, grupit më të madh etnik të vendit, dhe janë bërë himne në valën e protestave që çuan në rrëzimin e kryeministrit të mëparshëm në vitin 2018.
Në Addis Ababa, tetë njerëz janë vrarë gjatë dhunës ku përfshiheshin edhe shpërthime bombash.
Reportetët në Etiopi thonë që tensionet etnike dhe religjioze janë intensifikuar pas vdekjes së këngëtarit.
“Hachalu nuk ka vdekur. Ai do të mbetet përgjithmonë në zemrën time dhe zemrat e miliona njerëzve të komunitetit Oromo,” tha për Reuters e veja e tij. /Periskopi












