Sunday Times: Kina kishte gjetur koronavirusin 7 vjet më parë

Sunday Times: Kina kishte gjetur koronavirusin 7 vjet më parë

Shkencëtarët kinezë gjetën fshehurazi një lloj virusi të ngjashëm me COVID-19 në një minierë të braktisur në vitin 2013, por e mbajtën sekret zbulimin, sipas një raporti të ri tronditës. Një hetim i gazetës britanike ‘Sunday Times’ pretendon se “lloji” më i afërt me koronavirusin u zbulua në një minierë të infektuar nga lakuriqët e […]

Shkencëtarët kinezë gjetën fshehurazi një lloj virusi të ngjashëm me COVID-19 në një minierë të braktisur në vitin 2013, por e mbajtën sekret zbulimin, sipas një raporti të ri tronditës.

Një hetim i gazetës britanike ‘Sunday Times’ pretendon se “lloji” më i afërt me koronavirusin u zbulua në një minierë të infektuar nga lakuriqët e natës dhe minjtë në vitin 2013 dhe ishte ruajtur për vite me radhë në një laborator virologjie në Wuhan.

Zbulimi i një ‘lloji’ të COVID-19, shtatë vjet më parë në minierën e bakrit në jug-perëndim të Kinës, thuhet se është ‘plumbi’ më i fortë në kërkimin të origjinës së pandemisë.

Virusi u gjet pasi gjashtë burra u prekën në vitin 2012 nga ethet, kolla dhe pneumonia, ku gjysma e tyre vdiqën, pas punimeve në galerinë e minierës.

Raporti thotë se katër nga burrat u testuan pozitivë për antitrupat koronavirus – por dy vdiqën para se të kontrollohen.

Mjekia kineze Shi Zhengli – me nofkën “Gruaja lakuriq” nga kolegët e saj në Institutin e Virologjisë Wuhan – në shkurt ishte bashkautore e një shkrimi të gjerë akademik për koronavirusin.

Përveç dhënies së një përshkrimi të plotë gjenetik të virusit, punimi i mjekes Shi Zhengli (56) botuar në revistën ‘Nature’, zbuloi se Instituti i Virologjisë në Wuhan po strehonte një mostër të lakuriqëve të natës të quajtur RaTG13, duke thënë se përputhej 96.2 për qind me COVID-19.

Por një nga kolegët e saj, pretendoi se mostra RaTG13 u gjet në minierë në vitin 2013, por informacionet për virusin simotër nuk u ndanë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në prill tha se ai kishte një “nivel të lartë besimi” që COVID-19 erdhi nga Instituti i Virologjisë Wuhan pasi kishte prova.

“Ne do të shohim se ku është – ne do të shohim se nga vjen. Ka shumë teori. Kina madje mund të na tregojë,” pati deklaruar ai.

Trump njoftoi në qershor se do të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) për trajtimin e koronavirusit.

Pas presionit të fundit nga OBSH, Kina do të fillojë një hetim mbi pretendimet se virusi mund të kishte dalë nga laboratori Wuhan, shkruan gazeta britanike.

Instituti në Wuhan, laboratori më i madh i sëmundjeve infektive në botë, dyshohet se ka kryer eksperimente me rrezik të lartë për të rritur infektivitetin e koronavirusit, në një përpjekje për të kuptuar mekanizmat që mund të shkaktojnë një pandemi.

Gazeta britanike shkruan se studiuesit mblodhën qindra mostra të koronavirusit nga rajone të largëta të Kinës dhe i kthyen në qytet.

Sidoqoftë, Instituti Wuhan pretendon se eksperimentet ishin shtyrë, pasi ata nuk besonin se virusi ishte ‘një përputhje mjaft e afërt me Sars-in’.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?