Studimi i madh: Kodi gjenetik që lidhet me Covid-19 u mor nga Neandertalët 60 mijë vjet më herët

Studimi i madh: Kodi gjenetik që lidhet me Covid-19 u mor nga Neandertalët 60 mijë vjet më herët

Një segment i ADN-së e lidhur me Covid-19shin ishte marrë te njerëzit nga Neandertalët 60 mijë vjet më parë, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët nuk e dinë ende pse ky segment në veçanti rrit rrezikun për sëmundje të rëndë nga koronavirusi. Por, gjetjet e reja, që ishin postuar online ditën e premte dhe që […]

Shkencëtarët nuk e dinë ende pse ky segment në veçanti rrit rrezikun për sëmundje të rëndë nga koronavirusi. Por, gjetjet e reja, që ishin postuar online ditën e premte dhe që ende nuk janë publikuar në një revistë shkencore, tregojnë gjëra të pabesueshme.

“Ky efekt ndërmbarështues që ndodhi 60 mijë vjet më parë është duke pasur ndikim edhe sot,” tha Joshua Akey, gjeneticist nga Universiteti i Princetonit që është i përfshirë në këtë studim, raporton NYT, përkthen Periskopi.

Kjo pjesë e gjenomit, që përfshin gjashtë gjene të Kromozomit 3, ka pasur një udhëtim mjaft të habitshëm përgjatë historisë njerëzore.

Varianti është i zakontë në Bangladesh, ku 63 për qind e njerëzve e kanë të paktën një pjesë të saj. Përgjatë gjithë Azisë Jugore, të paktën një e treta e njerëzve e kanë trashëguar segmentin në fjalë.

Në vende të tjera, megjithatë, segmenti është më pak i zakonshëm. Vetëm 8 për qind e evropianëve e kanë atë, dhe vetëm 4 për qind në Azinë Lindore. Dhe, thuajse nuk ekziston fare në Afrikë.

Nuk dihet se çfarë modeli evolucionar prodhoi këtë shpërndarje përgjatë 60 mijë viteve të kaluara.

Njëra prej mundësive thotë se versioni neandertal është i dëmshëm dhe është rralluar me kalimin e kohës. Është po ashtu e mundur që segmenti përmirësoi shëndetin e njerëzve në Azinë Jugore, ndoshta duke iu ofruar një përgjigjje të fortë imunitare për virusët në rajon.

Hulumtuesit tashmë kanë filluar të kuptojnë pse Covid-19 është më i rrezikshëm për disa njerëz se sa për të tjerët. Pleqtë është më e mundur të sëmuren se sa të rinjtë. Burrat janë më në rrezik se gratë.

Pabarazia sociale vlen, po ashtu. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njerëzit zezakë është shumë më e mundshme të sëmuren se sa të bardhët, për shkak të historisë së racizmit sistemik të vendit. Ky racizëm sistemik ka lënë zezakët me një shkallë shumë të lartë të sëmundjeve kronike si diabetetet.

Gjenet luajnë rol të rëndësishëm po ashtu. Muajin e kaluar, hulumtuesit krahasuan njerëzit në Itali dhe Spanjë që sëmureshin rëndë nga Covid-19shi me ata që e kalonin lehtë. Ata gjetën dy vende në gjenome të lidhura me rrezikun e lartë. Njëri ishte Kromozomi 9, dhe përfshin AB0-në, një gjen që përcakton tipin e gjakut. Tjetri ishte segmenti i Neandertalëve, Kromozomi 3.

Por këto gjetje gjenetike po përditësohen në mënyrë rapide, ashtu siç po rritet numri i të infektuarve me koronavirus që po studiohen. Vetëm javën e kaluar, një grup ndërkombëtar shkencëtarësh uli rëndësinë e tipit të gjakut.

Të dhënat e këtij grupi treguan një lidhje edhe më të fortë mes sëmundjes dhe segmentit të Kromozomit 3. Njerëzit që kanë dy kopje të variantit ishte tri herë më e mundshme që të vuanin shumë se sa njerëzit që nuk i kishin.

Rreth 60 mijë vjet më parë, disa paraardhës të njerëzve modernë u larguan nga Afrika dhe u shpërndanë në Evropë, Azi dhe Australi. Ata u takuan me Neandertalët dhe u ndër-mbarështuan. Kur ADN-ja e Neandertalëve hyri në pellgun tonë gjenetik, u shpërnda përmes gjeneratash, edhe shumë kohë pasi Neandertalët ishin zhdukur.

Shumica e gjeneve të Neandertalëve doli se ishin të dëmshme për njerëzit modernë. Ato e bënë të vështirë për shëndetin njerëzor ose e bënë më të vështirë që njerëzit ët kishin fëmijë. Si rezultat, gjenet e Neandertalëve u bënë më të rralla, dhe shumë prej tyre u zhdukën nga gjenetika jonë.

Por, disa prej gjeneve kanë arritur të evoluojnë.

Në muajin maj, një grup shkencëtarësh të mirënjohur gjeti se një e treta e grave evropiane kishin një receptor hormonal të Neandertalëve. Ajo po ashtu është e lidhur me plleshmërinë e lartë dhe me lindje më të suksesshme.

Dr.Zebergu, njëri prej shkencëtarëve, thotë se e dinte që gjenet e Neandertalëve që janë të zakonshme sot madje edhe ndihmuar në luftimin e virusëve. Kur njerëzit modernë u shpërndarnë në Azi dhe Evropë, ata mund të jenë infektuar me virusë të rinj kundër të cilëve Neandertalët veçse kishin zhvilluar mekanizma mbrojtës.

Dr.Zebergu shqyrtoi Kromozomin 3 në një databazë online të gjenomeve Neandertale. Ai zbuloi që versioni që rrit rrezikun për t’u sëmurë rëndë nga Covid-19shi ishte i njëjti version i gjetur në Neandardalin që jetonte në Kroacionë e sotme 50 mijë vjet më parë.

Është e mundur, thonë shkencëtarët, që përgjigjja imunitare që kishte funksionuar kundër virusëve antikë, përfundoi në këtë rast duke mbireaguar ndaj koronavirusit të ri. Njerëzit që zhvillojnë sëmundje të rëndë nga Covid-19shi e bëjnë këtë sepse sistemi i tyre imunitar zhvillon sulme të pakontrolluara që dëmtojnë mushkëritë dhe shkaktojnë inflamacion.

Dr.Paabo tha që segmenti i ADN-së mund të jetë pjesërisht arsyeja pse njerëzit me origjinë nga Bangladeshi po vdesin në shkallë tepër të lartë nga koronavirusi i ri në Britani të Madhe. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?