Shoqata serbe i shkruan letër Edi Ramës: “Duam marrëveshje me shqiptarët, por jo me kriminelët e UÇK-së”

Shoqata serbe i shkruan letër Edi Ramës: “Duam marrëveshje me shqiptarët, por jo me kriminelët e UÇK-së”

“Ne jemi duke folur dhe duke negociuar de facto me Perëndimin për Kosovën, jo me shqiptarët”, kishte deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për të cilën deklaratë ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai i ka cilësuar si provokim deklaratat dhe tha se Vuçiçi duhet ta harrojë një gjë të tillë. “Edhe po të dojë të […]

“Ne jemi duke folur dhe duke negociuar de facto me Perëndimin për Kosovën, jo me shqiptarët”, kishte deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për të cilën deklaratë ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai i ka cilësuar si provokim deklaratat dhe tha se Vuçiçi duhet ta harrojë një gjë të tillë.

“Edhe po të dojë të shkojë edhe në hënë, por në fund do të vijë dhe të ulet me shqiptarët. Përballë deklaratave të tilla, provokuese, ka dy rrugë që janë barrikadimi dhe tjetra përballja sy më sy me mjetet e paqes”, tha Rama dje në Tiranë në vizitën zyrtare të kryeministrit Avdullah Hoti.

Por, edhe kundër kësaj deklarate ka dalë një shoqatë serbe që për më tepër i është drejtuar me një letër kryeministrit shqiptar, sipas mediave serbe.

Tanjug raporton se një shoqatë e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve serbë në Kosovë i kanë shkruar një letër të hapur Edi Ramës duke i thënë se dëshirojnë marrëveshje me shqiptarët, por jo me “kriminelët e luftës së UÇK-së”.

Në letër thuhet se kjo shoqatë “i kujton kryeministrit të Shqipërisë se ekzistojnë varre masive të serbëve nga “Shtëpia e Verdhë” në territorin e tij dhe në të njëjtën kohë, askush nuk është përgjegjës për viktimat në Kosovë”.

Shoqata thekson se “Rama nuk mund të kuptojë kurrë familjet e viktimave serbe dhe të Kosovës që ishin të vetmit që nuk morën drejtësi nga gjykata e Hagës, ndërsa, kriminelët e luftës Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj, në vend që të burgosën për krime kundër viktimave të Kosmetit, janë promovues të UÇK-së”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?