Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi është qytet aq i ndotur sa njerëzit me sëmundje respiratore ngjiten në male për t’i ikur, ndërsa të rinjtë thjesht ëndërrojnë emigracionin. Por një aplikacion i thjeshtë ka nisur lëvizjen për t’u marrë me smogun. “Gjithnjë e kemi ditë se kishim telashe me ndotjen sepse mund ta shihnim,” tha Kosta Barsov, që jeton në […]

“Gjithnjë e kemi ditë se kishim telashe me ndotjen sepse mund ta shihnim,” tha Kosta Barsov, që jeton në Shkup të Maqedonisë së Veriut. “Dimrit kutërbon – kur e çeli dritaren e dhomës së fjetjes ndërsa mësoj, më duket sikur po mbytem. Kur e qes për shëtitje qenin, më duhet t’i ndërroj teshat e mia sapo kthehem sepse mbajnë erë të rëndë.”

Çdo ditë dimri, 16 vjeçari Barsov e hap aplikacionin AirCare në telefonin e tij dhe kontrollon nivelin e ndotjes. “Janë dy censorë afër shtëpisë time dhe gjithnjë është shumë ajër i ndotur në dimër,” më thotë ai. Nëse sheh një qark të gjelbër, ajri përreth tij është i pastër. Nëse është e vergjë, ka ndotje por që nuk i thyen limitet e BE-së. Nëse është e kuqe apo edhe më e errët, ndotja është mbi limit, dhe helmuese për shëndetin.

Aplikacioni është bërë një mjet esencial për Barsovin, dhe shumë të tjerë në qytet, për të kuptuar ku është ndotja dhe sa keq është, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Shkupi rregulisht është në majë të listës së qyteteve më të ndotura të Evropës, dhe nganjëherë edhe të botës. Në vitin 2018, niveli i PM10 – thërmijat e vogla ndotëse 10-nanometërshe në madhësi që janë të rrezikshme për shëndetin njerëzor – tejkaluan limitet e BE-së për 202 ditë. Edhe pse Maqedonia e Veriut nuk është pjesë e BE-së, i ka hapur bisedimet e anëtarësimit dhe i duhet t’i plotësojë standardet e kualitetit të ajrit në BE.

Aktualisht, sipas OBSh-së, rreth 4 mijë njerëz në vit vdesin për shkak të ajrit të ndotur në Maqedoninë e Veriut dhe kostoja ekonomike e saj është tepër e lartë.

Kosta Barsov thotë se ajri i ndotur e afekton aq shumë kualitetin e jetës sa ai dhe shokët e tij planifikojnë të dalin jashtë pas studimeve.

Ka disa fakorë që shkakton smogun, por të gjitha e kanë një gjë të përbashkët: varfërinë. Paga mesatare mujore në Maqedoni të Veriut është 250 euro dhe shumë njerëz duhet të nxehen e të përgatisin ushqim përmes drunjve, thëngjillit, peletit apo ndonjëherë edhe plastikës. Po ashtu, edhe ndotja nga veturat është e lartë – dhe shkaku i varfërisë, numri i veturave të vjetra që nuk plotësojnë standardet e ajrit është i madh.

Artikulli origjinal e i plotë. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?