Serbia po e akuzon Nezir Mehmetajn me fakte që nuk ndërlidhen me të, Kosova e pafuqishme të veprojë

Serbia po e akuzon Nezir Mehmetajn me fakte që nuk ndërlidhen me të, Kosova e pafuqishme të veprojë

Nezir Mehmetaj nga qyteti i Klinës në Kosovë, kishte qenë me të ëmën në një spital në qytetin jugor serb Nish.  Kur po kthehej në Kosovë, 6 muaj më parë, ai është arrestuar nga policia serbe dhe po mbahet në paraburgim për krime lufte. Mehmetaj ka deklaruar se nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Ndërsa […]

Nezir Mehmetaj nga qyteti i Klinës në Kosovë, kishte qenë me të ëmën në një spital në qytetin jugor serb Nish. 

Kur po kthehej në Kosovë, 6 muaj më parë, ai është arrestuar nga policia serbe dhe po mbahet në paraburgim për krime lufte.

Mehmetaj ka deklaruar se nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Ndërsa si pjesë të dëshmive prokuroria serbe ka paraqitur foto me pretendimin se janë të të dyshuarit, por avokati mbrojtës thotë se këto foto janë të kryetarit aktual të Obiliqit Xhafer Gashi.

Thotë se kurrë nuk ka pasur ndonjë rast me më pak dëshmi dhe se gjykata nuk ka fakte mbi këtë ngjarje.

“20 vjet askush nuk është dëgjuar dhe prokuroria për krime lufte nuk ka bërë asnjë veprim, por e kanë arrestuar personin. Kjo mungesë dëshmish është e pamundur. Për pesë muaj dëshmia kryesore ka qenë një fotografi që prokurori e ka marrë nga internet dhe ai thotë që ky është i akuzuari”.

Ndërsa fotografitë e tij enden nëpër gjykatat serbe Xhafer Gashi vazhdon punën në Obiliq si kryetar i këtij qyteti.

Ai pranon se këto foto janë të tij dhe jo të Mehmetajt që pretendon prokuroria serbe dhe po vazhdon të  mbahet në paraburgim.

“Unë kam dëshmuar dhe dëshmoj se ajo fotografi me të cilën akuzohet është shkëputur nga një videoxhirim ku kemi pasur disa medium gjatë kohës së luftës. Dëshmoj me përgjegjësi të plotë që personi të cilin po e akuzojnë në Serbi nuk është por është fotografi e imja”.

Gashi ka shërbyer në Brigadën 138 Agim Ramadani  thotë se nuk është i çuditur nga fabrikimet e tilla që bën Serbia dhe se ky pretendim i tyre me Mehmetajn  kjo e dëshmon më së miri këtë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?