Serbi vritet në prani të gruas, kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen

Një person është vrarë në mes të ditës në një zonë të populluar në provincën Guayas të Ekuadorit. Viktima është një shtetas nga Serbia, i cili u ekzekutua në prani të gruas së tij në një lokal. Siç shihet edhe në pamjet e kamerës së sigurisë, një person priste në një stol në shesh para […]
Viktima është një shtetas nga Serbia, i cili u ekzekutua në prani të gruas së tij në një lokal.
Siç shihet edhe në pamjet e kamerës së sigurisë, një person priste në një stol në shesh para se të afrohej te 55-vjeçari, i cili ndodhej në lokal me gruan e tij.
Vrasësi e qëlloi tri herë dhe më pas u largua menjëherë nga vendngjarja.
Dëshmitarët thanë se dikush tjetër po e priste me motor dhe u arratis. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.












