Selimi fton deputetët ta votojnë ligjin që i hapë rrugë martesave mes gjinive të njëjta

Selimi fton deputetët ta votojnë ligjin që i hapë rrugë martesave mes gjinive të njëjta

Gjykimi në mungesë për krime lufte të kryera nga forcat serbe në Kosovë, bazuar në Kodin aktual të Procedurës Penale po shihet gati i pamundur nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Kreu i MD-së në një intervistë deklaroi se ka kërkuar që të kthehet Kodi i Procedurës Penale në Qeveri, pas dy rekomandimeve që ka […]

Gjykimi në mungesë për krime lufte të kryera nga forcat serbe në Kosovë, bazuar në Kodin aktual të Procedurës Penale po shihet gati i pamundur nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Kreu i MD-së në një intervistë deklaroi se ka kërkuar që të kthehet Kodi i Procedurës Penale në Qeveri, pas dy rekomandimeve që ka pasur nga komisioni i Venecias.

 

 

Ai tha se i tillë çfarë është Kodi i Procedurës Penale ka disa pengesa që nuk mund të ndiqen kriminelët që fshihen në Serbi.

“Kam kërkuar që të kthehet Kodi i Procedurës Penale në Qeveri për shkak që kemi pasur dy rekomandime të komisioneve të Venecias dhe kam insistuar që neni i gjykimit në mungesë të kombinohet me ligjin ekzistues që ka bërë Kuvendi i cili ka barriera dhe disa pengesa përbrenda tij. Kam takuar Prokurorinë Speciale dhe departamentin që merret me krime lufte”.

“Ata i kanë dhënë sugjerimet e tyre dhe gjithashtu e kam formuar një grup i cili prej sot ka filluar të punojë, siç janë ShBA-ja që do të jenë pjesë e diskutimit, Ministria e Drejtësisë dhe do të diskutojmë mënyrat më të mira se cilat janë barrierat e ndjekjes së gjykimit në mungesë. I tillë çfarë është ka disa pengesa që nuk mund t’i ndjekim kriminelët që fshihen në Serbi”, shtoi Selimi.

Selimi ka thënë se do të hapet rruga që Kosova të bëjë një ligj të veçantë, ku do t’i mundësojë unionin civil mes gjinive të njëjta.

“Ne kemi përcjellë Kodin Civil që është një gjë e re që ka kaluar një hap. Mundësohet që në shtetet që i kemi në rajon e që janë më përpara në integrim europian që të mundësohet një ligj i veçantë për unionin civil. Është ruajtur tradicionalja ajo që ka qenë më herët, por hapet rruga që Kosova të bëjë një ligj të veçantë që do t’i mundësojë unionin civil mes gjinive të njëjta. Pra në momentin kur Kodi Civil shkon në Kuvend dhe me shpresë votohet, ne do fillojmë menjëherë punën e ligjit të veçantë”.

Selimi ka thënë se çështja e vettingut është diskutuar gjerë e gjatë dhe ka pasur mendime të ndryshme se ministri nuk është pro këtij procesi. Ai theksoi se komisioni i kaluar ka pasur ekspertë të jashtëzakonshëm dhe juristët më të mirë në Kosovë, por mekanizmi i tillë ka qenë politik dhe i njëanshëm.

“Çështja e venttingut është diskutuar gjerë e gjatë dhe ka pasur mendime të ndryshme nga ai që Ministri nuk po do vettingut. Çfarëdo sistemi të dizajnojmë të vettingut është më e rëndësishmja që të gjithë hisedarët e drejtësisë të ulen në një tavolinë”.

I pari i Drejtësisë, ka bërë me dije se ka marrë mbështetje edhe nga institucionet e drejtësisë si Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor që të jenë pjesë e një sistemi gjithëpërfshirës, raporton EO.

“Andaj unë i kam ftuar Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor, Prokurorinë, Gjykatat, Policinë dhe së bashku duhet të dalin me shembuj dhe propozime konkrete”.

“Komisioni i kaluar ka pasur ekspertë të jashtëzakonshëm dhe ka juristët më të mirë në Kosovë  por mekanizmin e tillë e kam konsideruar politik pasi që ka qenë i njëanshëm i bërë nga ministrja pa i kyç të gjithë hisedarët. Andaj e kam takuar komisionin e kaluar dhe e kam shprehur këtë vizion dhe i kam lutur që ata të jenë prapë pjesë e këtij komisioni të ri që do të jetë gjithëpërfshirës”.

“Nga mediet kam kuptuar qa ata kanë dhënë dorëheqje. Pasi që i kanë parë termat e referencës që nuk ndryshojnë nga komisioni i kaluar, por përbërja e këtij grupi do të ndryshojë. Nga korrektësia ende e kam lënë të hapur mundësinë që ata të kthehen në këtë grup gjithëpërfshirës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?