Samiti i Koronavirusit: Merkel dhe Macron të lodhur nga përçarjet në BE

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron kanë thënë që janë të gatshëm të largohen nga samiti i liderëve të BE-së, ndërsa mbërritën në ditën e tretë të një debati të gjatë e të hidhur mbi kushtet e fondit të rimëkëmbjes ekonomike prej 750 miliardë dollarësh si kundërpërgjigjje ndaj pandemisë. Me BE-në që është përçarë mes shteteve […]
Me BE-në që është përçarë mes shteteve anëtare në veri dhe në jug ashtu si edhe në lindje dhe perëndim, presidenti i Francës dhe kancelarja e Gjermanisë nënkuptuan se durimi i tyre po zbehej pavarësisht nevojës për të reaguar ndaj recesionit ekonomik që po e kanos bllokun.
“Po shkojmë në ditën e tretë të negociatave sot dhe përfundimisht kjo është dita vendimtare,” tha Merkel. “Në këtë pikë, kemi punuar si duhet për disa çështje si madhësia e fondit, se si ta menaxhojmë dhe po ashtu në lidhje me sundimin e ligjit. Nuk mund t’ju them nëse do të ketë ndonjë zgjidhje.”
“Ka gatishmëri, por ka shumë mospajtime,” shtoi më tej ai, përkthen Periskopi.
Liderët janë të përçarë në lidhje me madhësinë e fondit të rimëkëmbjes dhe për buxhetin shtatë vjeçar të BE-së që pritet të fillojë nga viti tjetër. /Periskopi












