Rumania ua ndalon me ligj ikjen nga spitali të infektuarve me Covid-19

Një boshllëk legjislativ që ua mundësonte rumunëve të prekur nga koronavirusi që të largohen nga spitali ose të mos trajtohen fare ka marrë fund të martën pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri. Vendi i Evropës Lindore ka raportuar rritje të numrit të rasteve me Covid-19 këtë muaj dhe ka regjistruar rekord të […]

Një boshllëk legjislativ që ua mundësonte rumunëve të prekur nga koronavirusi që të largohen nga spitali ose të mos trajtohen fare ka marrë fund të martën pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri.

Vendi i Evropës Lindore ka raportuar rritje të numrit të rasteve me Covid-19 këtë muaj dhe ka regjistruar rekord të rasteve ditore që nga fillimi i përhapjes në shkurt, shkruan “Reuters”.

Deri këtë muaj, qeveria përmes një vargu dekretesh ka arritur ta menaxhojë situatën përmes dërgimit në spitale të të infektuarve dhe përmes izolimit në shtëpi të atyre që kanë mundur të kenë qenë të ekspozuar ndaj virusit.

Por më 2 korrik, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se shteti nuk mund t’i bëjë të detyrueshme karantinën apo qëndrimin në spital përmes dekreteve qeveritare dhe se këto masa do të mund të merreshin vetëm përmes një ligji. Ligji i ri hyn në fuqi të martën dhe e mbulon këtë boshllëk legjislativ.

“Nga nesër ne kemi një ligj, mund të hospitalizojmë, mund të izolojmë”, tha ministri rumun i Shëndetësisë, Nelu Tataru.

Rreth 970 persona të infektuar me koronavirus janë liruar nga spitalet kundër këshillave mjekësore mes datave 2-20 korrik.

Deri më tani, Rumania i ka regjistruar mbi 38,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se dy mijë të vdekur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?