Rrëfimi i ish-eprorit të UÇK-së që luftoi kundër serbëve në Slloveni e Kosovë

Rrëfimi i ish-eprorit të UÇK-së që luftoi kundër serbëve në Slloveni e Kosovë

Musa Gjakova, ish-epror i UÇK-së ka folur për luftën në Slloveni e Kosovë, ku në të dyjat ai ishte pjesëmarrës. Gjakova thotë se qysh në vitet e 90-ta kishte një përgatitje që në Kosovë të ketë luftë por sipas tij kjo u shty për një kohë. Me përfundimin e akademisë, Musa Gjakova ishte në detyrën […]

Musa Gjakova, ish-epror i UÇK-së ka folur për luftën në Slloveni e Kosovë, ku në të dyjat ai ishte pjesëmarrës.

Gjakova thotë se qysh në vitet e 90-ta kishte një përgatitje që në Kosovë të ketë luftë por sipas tij kjo u shty për një kohë.

Me përfundimin e akademisë, Musa Gjakova ishte në detyrën e togerit në qytetin e Celjes në Slloveni.

Ai thotë se eprorët shqiptarë kishin një përgjegjësi kyçe në lirimin e kazermave në luftën e Sllovenisë.

“Lirimi i kazermave ishte një lehtësim i madh për Sllovenët. Në Celje ishim dy eprorë dhe rreth 300 ushtarë shqiptarë”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Gjakova thotë se kishte një organizim në fshehtësi edhe në mesin e shqiptarëve për t’u përgatitur për një ballafaqim të mundshëm edhe në Kosovë.

Ushtaraku thotë se megjithatë ishte vendim i mirë edhe nga Rugova që Kosova të mos përfshihej në luftë në vitin 1990 pasi sipas tij nuk kishte një mobilizim qytetarë dhe humbjet e jetëve do të ishin shumë më të mëdha se që kanë qenë në vitin 1999.

Gjakova thotë se në momentin e ngjarjeve te Familja Jashari oficerët vendosën që të rigrupohen dhe të lënë jetët dhe bizneset e tyre në Evropë dhe të ktheheshin në Kosovë për të luftuar.

Ai thotë se me të kthyer në Tiranë si ushtarakë të shkolluar që ishin nuk kishin tjetër ku të paraqiteshin pos te Ahmet Krasniqi.

“Nuk kishte asgjë të keqe as akronimi FARK. Ndasia e asaj kohe ishte e pakuptueshme”.

Gjakova ka bërë edhe dallimin mes luftërave në Kosovë dhe Slloveni.

“Dallimi ka qenë shumë i madh. Lufta sllovene ishte e shkurtër dhe u bë përmes mbrojtjes civile që ishin të strukturuar dhe paraqitnin rrezik serioz për ish-kazermat e armatës jugosllave. Tek ne ka filluar ndryshe. Në fillim kishte një organizim të djemve të UÇK-së. Pastaj lufta e UÇK-së ishte një evolim me zhvillimin dhe mbarimin e saj”, tha ndër të tjera Musa Gjakova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?