Reagime të ashpra ndaj eurodeputetes gjermane: Kuptoje e pranoje se Serbia ka kryer krime në Kosovë

Reagime të ashpra ndaj eurodeputetes gjermane: Kuptoje e pranoje se Serbia ka kryer krime në Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka vizituar dje Zyrat e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Eurodeputetja gjermane ka shkruar pas vizitës së saj se Prokurorët e Speciales po bëjnë një punë të mrekullueshme për të sjellë drejtësi dhe për të gjykuar krimet e luftës që besohet se janë kryer në Kosovë. […]

Eurodeputetja gjermane ka shkruar pas vizitës së saj se Prokurorët e Speciales po bëjnë një punë të mrekullueshme për të sjellë drejtësi dhe për të gjykuar krimet e luftës që besohet se janë kryer në Kosovë.

E natyrisht se kjo vizitë e saj dhe deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në Twitter ku dhjetëra kosovarë i kanë reaguar ashpër asaj duke i thënë që ta lërë Gjykatën Speciale ta kryen punën e saj dhe mos të bën ndërhyrje politike, madje asaj i është bërë me dije se në Kosovë vetëm kriminelët serbë kanë kryer krime e jo kosovarët.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi i ka replikuar ashpër raportueses gjermane se shqiptarët janë të dënuar dy herë më shumë se serbët për krime lufte dhe Gjykata Speciale po vazhdon me veprimtari të neveritshëm.

“Ju po thoni se prokurori po ashtu po heton edhe kriminelët serbë? Pasi deri tani, në të gjitha gjyqet në Hagë, Prishtinë dhe Beograd, ka dy herë më shumë shqiptarë të dënuar se serbë për krime të luftës në Kosovë. Ky institucion si duket po vazhdon këtë veprimtari të neveritshme”, ka shkruar Selimi, transmeton Gazeta Metro.

Raportueses gjermane i ka replikuar edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Brajshori.

Brajshori ka thënë se nuk është i sigurt se Viola është e gatshme të kuptoj e të pranoj se në çfarë shkalle të gjerë ka kryer Serbia ka kryer krime në Kosovë, sipas tij ajo nuk ka njohur për kontestin historik të 1998-99.

“Nuk jam i sigurt se Viola është e gatshme të kuptoj e pranoj se në çfarë shkalle të gjerë Serbia ka kryer krime në Kosovë e si duket nuk ka njohuri as për kontekstin historik të 1998-99. E për këtë kjo cicërimë është kaq e çuditshme që është edhe pjesë e kësaj vale revizioniste”, ka shkruar Brajshori.

Ndaj saj ka reaguar edhe këshilltari i Kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, Avni Bytyçi, vizitën e Von Cramon në Speciale e ka cilësuar ndërhyrje politike, këtë madje ai thotë se ua kanë mësuar miqtë ndërkombëtarë.

”Miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë ndihmuar të kuptojmë se politikanët nuk duhet të “vizitojnë” gjykatat, veçanërisht kur çështjet e rëndësishme trajtohen nga gjyqësori. Ata madje kanë fjalë të veçanta për politikanët që “vizitojnë” gjykatat. Quhet “ndërhyrje politike” dhe unë jam plotësisht dakord!”, ka shkruar Bytyçi në Twitter, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se raportuesja gjermane njihet për qëndrimet e saj kontroverse në lidhje me çështjet kontroverse.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?