Raportimi mbi COVID-19 ka shkaktuar stres, ankth dhe depresion te gazetarët

Raportimi mbi COVID-19 ka shkaktuar stres, ankth dhe depresion te gazetarët

Raportimi mbi pandeminë e Coronavirusit ka shkaktuar ankth dhe depresion te gazetarët. Kështu thotë një studim i bërë nga nga instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë dhe Universitetit të Torontos, studim i udhëhequr nga Dr. Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të Fellowship Journalist në Institutin […]

Raportimi mbi pandeminë e Coronavirusit ka shkaktuar ankth dhe depresion te gazetarët. Kështu thotë një studim i bërë nga nga instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë dhe Universitetit të Torontos, studim i udhëhequr nga Dr. Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të Fellowship Journalist në Institutin Reuters për Studimin e Gazetarisë.

Studimi tregon se nga raportimi i lajmeve për Covid-19, ka shkaktuar te gazetarët stres, ankth dhe depresion, madje kjo ka ndodhur edhe me reporterët me përvojë të gjatë pune, të cilët punojnë për organizata të mëdha mediatike, të financuara mirë. Studimi u bë duke pyetur 73 gazetarë rreth punës së tyre dhe gjendjes emocionale. Anketa me gazetarët u zhvillua në qershor 2020, periudhë ku pothuajse të gjitha vendet u prekën nga Covid-19.

Të gjithë gazetarët e marrë në pyetje kanë punuar me histori që lidhen direkt me pandeminë. Rezultatet paraprake të studimit tregojnë se rreth 70% e gazetarëve vuajnë nga disa nivele shqetësimesh psikologjike, konkretisht 26% kanë ankth klinik të shoqëruar me simptoma shqetësimi, pagjumësie, lodhje dhe përqendrim i dobët.

Rreth 11% të gazetarëve të pyetur shfaqën simptomat e stresit post-traumatik që përfshin kujtime të një ngjarjeje traumatike të lidhur me Covid-19, ndjenjë faji, frikë, tmerr, turp, zemërim etj. Rezultatet paraprake të këtij studimi tregojnë se gazetarët punojnë në një presion shumë të lartë në mënyrë që mediet dhe të tjerët të dinë si t’i përgjigjen problemeve që ne kemi identifikuar.

“Këto janë rezultatet paraprake dhe puna vazhdon. Arsyet dhe zgjidhjet e mundshme do të diskutohen në analizat e mëvonshme dhe në botimet vijuese”- thonë studiuesit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?