Raka tregon se a mund të preket dy herë një person nga koronavirusi

Raka tregon se a mund të preket dy herë një person nga koronavirusi

Petrit Bylykbashit nga Prishtina, i është rikthyer koronavirusi. Ndonëse ishte shëruar para tre muajsh, pas paraqitjes së simptomeve është testuar sërish dhe ka rezultuar pozitiv. Pas këtij rasti, ka reaguar mikrobiologu Lul Raka, i cili ka supozimet kryesore të rikthimit të virusit. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Raka ka thënë se […]

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Raka ka thënë se një shkak i mundshëm janë gabimet në laborator.

“Një shkak i mundshëm janë gabimet humane në laborator. Strishot e nazofaringut apo të grykës që përdoren për diagnozë, mund të sjellin sasi të ndryshme të virusit, varësisht se ku bëhet mostrimi dhe si bëhet ai. Gabimet laboratorike përcillen me rezultate të rrejshme pozitive ose negative”, ka shkruar Raka.

Sipas Rakës, për të dëshmuar vërtetë reinfektimin dhe për ta dalluar nga nxjerrja afatgjate e virusit që vazhdon nga infeksioni i parë, duhet të bëhet sekuencionimi i të dy mostrave të pacientit.

“Përmes kësaj metode mund të dëshmohet se a janë gjenetikisht të ndryshëm të dy viruset tek i njejti pacient. Po ashtu, duhet përcjellë edhe simptomat dhe kohëzgjatjen e reinfeksionit. Gripi dhe infeksioni me virusin respirator sincicial (VRS), janë dy sëmundje që mund të përsëriten. Madje, VRS mund të ndodh disa herë brenda një sezoni të dimrit”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, supozimi i tretë është rezervuari në trupin e njeriut.

“Sipas këtij opcioni, virusi asnjëherë nuk është larguar nga trupi dhe kjo është vazhdimësi e tij. Pacienti ka nxjerrje të prolonguar sporadike të ARN-së virale. P.sh. në feces, virusi është gjetur 33 ditë pas infeksionit, por nuk është gjetur gjatë kësaj kohe në traktin respirator”, thuhet në postimin e tij./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?