Qytetarët mirëpresin masat e reja të qeverisë Hoti

Qytetarët mirëpresin masat e reja të qeverisë Hoti

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, ekzekutivi pritet sonte të miratojë masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ndërkohë që Qeveria do të kthejë kufizimin e lëvizjes, e po ashtu do të mbyllet gastronomia nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit, qytetarët po mirëpresin këto masa derisa shprehin shqetësimin […]

Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 12 viktima nga COVID-19, rrugët e kryeqytetit sot janë parë të mbushura me qytetarë, të cilët vazhdojnë të shkelin masat e institucioneve shëndetësore për bartjen e domosdoshme të maskave dhe ruajtjen e distancës sociale.

Një mos-respektim i tillë i këtyre masave është vërejtur edhe në kafiteri. Qytetari Hafiz Mehmeti shprehet kritik ndaj masave të reja që priten të merren nga Qeveria. Ai për KosovaPress thotë se nuk është menaxhuar mirë pandemia nga Qeveria Hoti.

“Prej orës 21.00 deri në 05.00 në mëngjes, konsideroj që nuk ka kurrfarë rreziku, kështu ashtu ne nuk dalim, nuk janë kushedi çfarë masa këto. Prej orës 21.00 në mbrëmje nuk besoj që njerëzit dalin edhe pa masa… Kurrqysh kjo qeveri që ka ardhur, kanë thënë po e rrëzojnë për atë, po shumë më mirë e kanë menaxhuar. Tjetër ka qenë paraqitja e Arben Vitinë e Albin Kurtit, tjetër është paraqitja e Armend Zemajt e Avdullah Hotit”, tha ai.

Bajram Osmani nga Skenderaj shpreh shqetësimin se dita-ditës do të ketë numër më të madh të vdekjeve si pasojë e korona virusit.

“Më mirë është për popull, më mirë është kështu se përndryshe katastrofë ka me qenë…. Ulet numri i rasteve bëhet diçka, sepse kështu edhe ndonjë ditë kanë me vdekur 100 në ditë… Ju e dini, qeveria e mëhershme ka pasur sukses shumë të madh, këta e lëshuan dhe numri po rritet dita-ditës. Kanë gabuar rëndë që e kanë lëshuar atë drejtim që e mbante qeveria e Albinit”, deklaron ai.

E Bislim Jashari nga Prishtina thotë se duhet të vazhdojë lëvizja e lirë gjatë ditës, dhe se kufijtë assesi nuk duhet të mbyllen.

“Masat duhet me i marrë për shkak të numrit të madh që kanë rritur deri tash… Prej 9-ve ndoshta jo, por prej 23.00 deri në 7 në mëngjes është mirë të kufizohet lëvizja… Kur shkojmë diku brenda patjetër, por rrugës jo”, tha ai.

Dikush tjetër po zotohet se është tërë kohën i pajisur me maska dhe mjete tjera mbrojtëse.

“Unë pa ta nuk shkoj kurrë, qe, qe, unë pa të kjo më bëhet palarë e kam tjetrën”, tha ai.

Kujtojmë që me 1 qershor janë lehtësuar të gjitha masat, pas vendosjes së tyre për mbrojtje nga koronavirusi. Deri më tani janë konfirmuar 3356 raste me korona virus, 1874 janë shëruar, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 12 viktima. E qeveria Hoti ka paralajmëruar masa të reja të kufizimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 21.00 deri në ora 5.00 të mëngjesit në komunat që kanë shumë të prekur me COVID-19, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj, etj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?