Qindra zyrtarë të administratës së presidentit Bush mbështesin kundërshtarin partiak Joe Biden

Qindra zyrtarë që punonin për ish presidentin republikan George W. Bush do të mbështesin kandidatin demokrat për president, Joe Bidenin. Zyrtarët që po bëjnë këtë përpjekje për t’u grupuar e për t’i dhënë goditje të rëndë presidentit Trump, përfshijnë sekretarë kabineti dhe zyrtarë të tjerë të lartë, i kanë thënë tre organizatorë Reutersit, përkthen Periskopi. […]
Zyrtarët që po bëjnë këtë përpjekje për t’u grupuar e për t’i dhënë goditje të rëndë presidentit Trump, përfshijnë sekretarë kabineti dhe zyrtarë të tjerë të lartë, i kanë thënë tre organizatorë Reutersit, përkthen Periskopi.
Bush ishte presidenti i 43 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Grupi në fjalë mësohet se do të lansohet gjatë ditës së sotme me një faqe interneti dhe një faqe Facebooku.
Aty do të publikohen video nga republikanë të profilit të lartë duke e mbështetur Bidenin.
Edhe organizata të tjera republikane e kanë kundërshtuar fort ri-zgjedhjen e Donald Trumpit si president të Shteteve të Bashkuara.
Biden po udhëheq bindshëm edhe në sondazhe, por një gjë e tillë i ndodhi edhe Hillary Clintonit e cila megjithatë në fund humbi. /Periskopi












