Qeveria Hoti sot hodhi poshtë opsionin e karantinimit, nuk e do as Komuna e Prishtinës ku ka 508 raste me COVID -19

Qeveria Hoti sot hodhi poshtë opsionin e karantinimit, nuk e do as Komuna e Prishtinës ku ka 508 raste me COVID -19

Në rreth 30 lagje të Prishtinës, janë të shpërndara 508 raste pozitive me koronavirus. Kryeqyteti ka më së shumti raste aktive me COVID-19. E për vendet me më shumë raste aktive, kryeministri Avdullah Hoti, paralajmëroi se mund të vendoset masa e karantinimit. Megjithatë, këtë nuk po e sheh të arsyeshme drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë. […]

669 persona janë konfirmuar potiziv në Prishtinë, që prej shfaqejes së pandemisë COVID-19 në Kosovë.

508 persona po përballen ende me koronavirusin, 158 kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë virus, ndërkaq 3 kanë vdekur si pasojë e infektimit.

E për qytetet të cilat kanë më shumë raste aktive, kryeministri Hoti paralajmëroi edhe masën e izolimit.

“Do të mbyllen menjëherë te gjitha institucionet ku ka raste pozitive, organet e rendit të izolojnë personat e infektuar, inspektorati sanitar do të ndërmarrë masa në përputhje me ligjin për parandalim e sëmundjeve ngjitëse, po diskutojmë për karantiminin e disa zonave ku ka shumë të infektuar, do të ndalohen tubimi i më shumë se 100 personave në hapësira të mbyllura dhe të hapura. Do të shtohet numri i inspektorëve sanitar, si dhe numri i infermierëve”, tha Hoti në një konferencë për media.

Por, kjo sipas drejtorit të Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, momentalisht nuk është e nevojshme.

“Momentalisht kemi qytetarë të infektuar në rreth 30 lagje të qytetit. Ne nuk jemi pro karantinimit dhe masave ekstreme. Megjithatë ne nuk i marrim vendimet vetë dhe e respektojmë çfarëdo vendimi apo mase që nxjerr Qeveria”, ka thënë Gashi për Express.

Gashi tregoi edhe për gjendjen e pacientëve që janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Janë rreth 12 persona nga Prishtina të shtrirë në Infektivë. Gjendjen shëndetësore e kanë të mirë, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq në një përgjigje për Express, Ministria e Shëndetësisë të martën deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë vendim për karantinim të asnjë zone apo komune.

“Nuk ka asnjë vendim për karantinim në asnjë zonë-komunë. Nëse do të vinte te një vendim i tillë, publiku do të njoftohej përmes Qeverisë, MSH-së. Zonat ku ka më shumë vatra infeksioni dhe më shumë raste aktive do të ishin potencialisht më kandidate, por po e përsërisim deri tash nuk ka ndonjë vendim për një masë të tillë”, kanë deklaruar zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, numri total i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 2878.

Nga këta, janë shëruar 1577 persona, ndërkaq kanë vdekur 51 persona të cilët sipas IKSHPK’së, kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 1250.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar 28 masa për luftimin e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se do të bëhet mbyllja e zyrave ku ka raste pozitive dhe personat e kontaktit do të vetizolohen për 14 ditë.

“Kontaktet e personave të infektuar të vetizolohen për 14 ditë dhe në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të IKSHPK-së”, tha Zemaj.

Ai tha se me qëllim të parandalimit të koronavirusit, është bërë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm me staf esencial.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?