Qëndron Kastrati shërohet nga COVID-19, tregon përvojën e tij

Qëndron Kastrati shërohet nga COVID-19, tregon përvojën e tij

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me COVID-19. Kastrati tha se duke u bazuar në protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës (IKSHPK) ai konsiderohet të jetë shëruar plotësisht. Kastrati tha se ka qëndruar plotë 25 ditë pa […]

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

Kastrati tha se duke u bazuar në protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës (IKSHPK) ai konsiderohet të jetë shëruar plotësisht.

Kastrati tha se ka qëndruar plotë 25 ditë pa pasur asnjë kontakt, pasi ka dalë pozitiv në COVID-19.

Mirëpo siç tha ai, lajm më i mirë se shërimi i tij është momenti kur ka marr vesh që asnjë nga personat që ka pasur kontakt nuk kanë rezultuar pozitiv, përcjell Telegrafi.

“Mirë po ndihem dhe sipas protokollove prej sot konsiderohet që jam shëruar. E kam kaluar pa asnjë simptomë, asnjë mundim. Janë bërë plotë 26 ditë nga sot, 21 ditë në izolim dhe 17 ditë nga momenti që kam bërë testin. Për hir të vërtetës për mu lajm i mirë ka qenë që asnjë nga kontaktet e mia nuk kanë qenë të infektuar. Nga aspekti im personal ai ka qenë lajm më i mirë. Unë kam qenë asimptomatik. Një ndjenjë më e vështirë ishte ndjenja që mund ta kisha infektuar dikë tjetër”, ka thënë ai.

Kastrati tha se nga sot mund të dal në vendin e tij të punës.

“Prej sot mund të dal. Personat që e kanë pas virusin janë imun ndaj virusit pasi kanë zhvilluar antitrupa. Do mundohemi që të japim kontributin tonë”, ka thënë kryetari i Komunës së Kamenicës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?