Punimet e Xhamisë së Madhe po vazhdojnë edhe në orët e vona të natës, banorët ankohen për zhurmën (Video)

Ndërtimi i Xhamisë së Madhe në ”Ulpianë” të Prishtinës ka nisur më në fund, pas një kohe të gjatë të kryerjes së procedurave dhe dhënies së lejes për ndërtimin e saj. Mirëpo siç duket kjo vonesë, tani po e bën të nxituar punën në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt. Periskopi ka siguruar pamje […]
Ndërtimi i Xhamisë së Madhe në ”Ulpianë” të Prishtinës ka nisur më në fund, pas një kohe të gjatë të kryerjes së procedurave dhe dhënies së lejes për ndërtimin e saj. Mirëpo siç duket kjo vonesë, tani po e bën të nxituar punën në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt.
Periskopi ka siguruar pamje teksa shihet se punimet rreth kësaj xhamie po vazhdojnë edhe në orët e vona të natës, ndonëse lëvizja dhe aktivitetet e ndryshme ndalohen pas orës 21:00, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës rreth pandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Për këto punime mund të ketë edhe leje të veçantë, për çka Periskopi ka kontaktuar Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim, por që deri më tani nuk kemi ndonjë përgjigje.
Ndërkohë, zhurma që po i shkaktojnë punimet po pengon banorët e asaj lagjeje, ku kanë shprehur edhe ankesat e tyre./PERISKOPI/












