Protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Një grup qytetarësh kanë protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Protesta është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së. Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë, por […]
Një grup qytetarësh kanë protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Protesta është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.
Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë, por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.















