Prishtina, ‘zemra’ e Koronavirusit në Kosovë: Bindshëm e para edhe për sot

168 raste të reja me Covid-19 dhe 157 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit që u komunikua nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Por, nga statistikat që nxori në faqen e saj në Facebook, shqetësojnë shumë ato nga komuna e Prishtinës. Edhe pse Prishtina nuk përmban gjysmën e banorëve të […]
Por, nga statistikat që nxori në faqen e saj në Facebook, shqetësojnë shumë ato nga komuna e Prishtinës.
Edhe pse Prishtina nuk përmban gjysmën e banorëve të Kosovës, e madje as 1/8 e tyre, del se me Covid-19 ka më shumë se gjysmën e rasteve, ose 91 sosh nga 168 në mbarë Kosovën.
Për ta bërë një gjë të tillë edhe më shqetësuese për kryeqytetin vlen të shohim vendin e dytë, Podujevën, që ka nëntëfish raste më pak, ose vetëm 11, përcjell Periskopi.
Komunat e tjera të mëdha po ashtu nuk kanë as afërsisht raste sa Prishtina. Peja i ka vetëm 8, Ferizaj vetëm 10, Mitrovica vetëm tri ndërsa Prizreni vetëm dy.
Nuk është e qartë se pse Prishtina ka një numër kaq të madh të infektuarish – kur kihet parasysh që në valën e parë të infektimeve nga marsi në qershor, kjo komunë shpesh nuk dilte as e para.
Këto janë rastet nëpër komuna sot:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit.












