Pozita e koordinatorit për dialogun shihet e panevojshme, unifikimi politik i pamundur pa Thaçin

Pozita e koordinatorit për dialogun shihet e panevojshme, unifikimi politik i pamundur pa Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka zgjedhur anëtarin e Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, si koordinator Shtetëror për Dialogun. Zgjedhja e Hysenit është zyrtarizuar sot nga qeveria e Kosovës me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net. Aty thuhet se përzgjedhja e Hysenit në këtë pozitë vjen bazuar në platformën për dialogun, si […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka zgjedhur anëtarin e Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, si koordinator Shtetëror për Dialogun.

Zgjedhja e Hysenit është zyrtarizuar sot nga qeveria e Kosovës me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

Aty thuhet se përzgjedhja e Hysenit në këtë pozitë vjen bazuar në platformën për dialogun, si dhe funksionet e tij do të jenë në qëllim të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar për dialogun.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftim.

Por, a e ndihmon zgjedhja e Hotit si koordinator procesin e dialogut dhe a i kontribuon kjo unifikimit të skenës politike në këtë proces përballë Serbisë?

Analisti Blerim Burjani për lajmi.net thotë se Hyseni është caktuar koordinator për të mos mbetur i pa punë.

“Koordinatori ishte një përkthyes me përvojë nga koha e Ibrahim Rugovës i cili kishte rolin e përkthyesit të Rugovës, pastaj kishte marrë postin e ministrit të Jashtëm dhe më herët në poste të tilla të koordinatorit ishin një inzhinier dhe njeri që nuk dihej se çfarë profesioni kishte që i ngjason përcaktimit të Ramushit si zakonisht dhe me qasje jo-serioze fare. Tash ka një koordinator përkthyes që është caktuar për të mos mbetur i papunë. Tash as ministër të MPJ-së nuk ka sepse është falë postin nga Ramushi një njeriu dhe tash s’ka asgjë këtu”, tha Burjani për lajmi.net.

Më tutje, ai thotë se s’ka profesionalizëm në qeverinë aktuale dhe sipas tij nuk është serioze qasja e Kosovës në dialog me Serbinë dhe e sheh të panevojshme pozitën e koordinatorit për dialog.

“S’ka profesionalizëm, Hoti ka thënë se do të ketë ekspertë në ekipin e tij me këtë qasje ai do të ketë njerëz të partisë të punësuar por s’do të jenë aspak të dobishëm për kohën që po vjen, pra nuk është e rastit dështimi i Kosovës në dialog me Serbinë siç ishte fusnota, asociacioni i komunave serbe dhe gjëra tjera, pra ka qasje jo adekuate, jo serioze në këtë temë. Kosova nuk ka nevojë për poste të koordinatorit në këtë mënyrë sepse do të ishte mirë që kryeministri të ketë ekipë ekspertësh por jo poste të tilla të koordinatorit sa për ta punësuar dikë”, tha Burjani.

Në fund, Burjani thotë se nuk do të ketë unitet të skenës politike në Kosovë, përveç nëse Thaçi është në ekipën negociuese ku mund të llogaritet vota e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Uniteti nuk do të ndodh. Vetëm nëse Thaçi është në ekipë negociator mund të llogaritet vota e PDK-së në të ardhmen, në rast të një marrëveshje eventuale me Serbinë”, tha Burjani.

E kur jemi te presidenti Thaçi, ky i fundit e ka mirëpritur emërimin e ish-kryediplomatit të Kosovës, Skender Hyseni në postin e koordinatorit shtetëror për dialogun.

Thaçi shpreh besim tek përvoja e Hysenit në politikë dhe sipas tij, ai ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike midis Kosovës dhe Serbinë.

“Jam i bindur se me angazhimin dhe përpjekjet e tij, z.Hyseni do të arrijë ta ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në të mirë të Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi.

Aktualisht, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është duke u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian pas dështimit të takimit të Uashingtonit më 27 qershor – si pasojë e publikimit të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Tani kur kanë filluar takimet midis Kosovës dhe Serbisë pas një kohe të gjatë, qeveria aktuale në Kosovë po shihet si e pafuqishme për të udhëhequr këtë proces. Mbetet të shihet se cili do të jetë roli i koordinatorit shtetëror Skender Hyseni në dialogun me Serbinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?