Policia e Kosovës mendon që Vjosa Osmani është mashkull? Kërcënimi i çuditshëm në Twitter

Portali me emrin Arbresh Info ka komunikuar një lajm sipas të cilit është kërcënuar në Twitter, në gjuhën angleze, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas lajmit në fjalë, Policia e Kosovës menjëherë është nisur në aksion për ta zënë kërcënuesin në fjalë. Por, e çuditshmja është se Vjosa Osmani është grua ndërsa në […]
Sipas lajmit në fjalë, Policia e Kosovës menjëherë është nisur në aksion për ta zënë kërcënuesin në fjalë.
Por, e çuditshmja është se Vjosa Osmani është grua ndërsa në raportin e Policisë së Kosovës ankuesi që ka pranuar kërcënimin është mashkull (burrë), përcjell Periskopi.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhen angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Nuk dihet nëse administruesi i Twitterit të znj.Osmani mund të jetë burrë (mashkull) ose nëse Policia e Kosovës dhe portali në fjalë kanë gabuar sa i përket kërcënimit.












