Shala –Osmanit: Mund të kesh qëndrime kundër LDK’së por në Kuvend je vetëm për teknikalitete, jo për komente

Deputeti i LDK’së Kujtim Shala, ka reaguar ndaj Vjosa Osmanit, duke i thënë se nuk po i përmbahet rregullores. “Në pozicionin që jeni ju, nuk ju lejohen pozicionet politike, por sa më shumë teknikalitete”, ka thënë Shala. “Provat që po përpiqeni ti jepni ju si kundërshtare e qeverisë, janë të qarta, nëse i konsideroni sit […]
Deputeti i LDK’së Kujtim Shala, ka reaguar ndaj Vjosa Osmanit, duke i thënë se nuk po i përmbahet rregullores.
“Në pozicionin që jeni ju, nuk ju lejohen pozicionet politike, por sa më shumë teknikalitete”, ka thënë Shala.
“Provat që po përpiqeni ti jepni ju si kundërshtare e qeverisë, janë të qarta, nëse i konsideroni sit ë pamjaftueshme mund ti bëni si anëtare e Kuvendit, por komente pas secilës fjalë, pas secilit, nuk ka të drejtë të bëj kryetari i Kuvendit sepse këtë nuk e lejon rregullorja. Ju nuk keni të drejtë të komentoni askënd. Lexim më të cuditshëm të rregullores nuk kam parë asnjëherë. Ju si deputete keni të drejtë të flisni si unë, por s’mund të bëni konkluza sa herë të doni ju. S’mund të bëni ndërhyrje të tilla si kryetare e Kuvendit”, ka thënë Shala, përcjell Periskopi.
Ndaj kësaj ka reaguar Osmani duke thënë vec tjerash kështu:
“Udhëheqjen e seancave në përputhje me rregulloren nuk po mund ta përballoni. Pse ju të keni të drejtë të flisni nga vendi e unë jo, edhe unë do ta kem të drejtën derisa të ketë pandemic. Unë e komentova si deputete deklaratën e ministers.”, ka thënë Osmani./Periskopi/












