Pasi ia vranë prindërit, vajza afgane del dhe i vret dy talibanë

Një vajzë nga Afganistani i ka vrarë dy talibanë dhe i ka plagosur disa të tjerë pasi militantët i kishin rrëmbyer prindërit e saj nga shtëpia dhe i kishin vrarë për shkak të përkrahjes për qeverinë. Incidenti ndodhi javën e kaluar, kur militantët u futën në shtëpinë e adoleshentes Qamar Gul, në një fshat në […]
Incidenti ndodhi javën e kaluar, kur militantët u futën në shtëpinë e adoleshentes Qamar Gul, në një fshat në provincen qendrore afgane, Ghor.
Luftëftarët ishin duke e kërkuar babanë e saj, që ishte kryetar fshati, kur u futën në shtëpi. Ata më pas i vranë dy prindërit e vajzës jashtë shtëpisë, shkruan “Daily Mail”
Gul doli nga shtëpia me armën e tipit AK-47 që e kishte familja, duke i vrarë dy talibanë që i vranë prindërit e saj dhe duke i plagosur disa të tjerë.
Babai i vajzës ishte përkrahës i qeverisë afgane dhe për këtë arsye talibanët shkuan në shtëpinë e tij. Kur bashkëshortja e burrit rezistoi, talibanët i vranë që të dy afër shtëpisë, bëri të ditur komandanti i policisë lokale.
Sipas disa zyrtarëve, vajza që vrau talibanët është mes moshës 14 dhe 16-vjeçare.
Disa talibanë të tjerë kishin ardhur më vonë për ta sulmuar shtëpinë, por disa fshatarë dhe disa militantë proqeveritarë i dëbuan ata pas një përleshjeje me armë.
Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Mohamed Aref Aber, tha se forcat e sigurisë e kanë marrë vajzën dhe vëllanë e saj më të vogël, Arefin, dhe i kanë dërguar në një vend më të sigurt.












