Pas infektimit të deputetit Arben Gashi, seancat e Kuvendit mund të mbahen online

Pas infektimit të deputetit Arben Gashi, seancat e Kuvendit mund të mbahen online

Për shkak të pandemisë së COVID-19, Kuvendi i Kosovës ka disa muaj që ka mbetur gjysmë i bllokuar në punën dhe efikasitetin e tij. Një deputetë i Kuvendit ka rezultuar pozitiv derisa janë duke u kryer edhe shumë testime tjera. Seancat mund të mbahen edhe online, por për një gjë të tillë duhet mbështetja e […]

Një deputetë i Kuvendit ka rezultuar pozitiv derisa janë duke u kryer edhe shumë testime tjera.

Seancat mund të mbahen edhe online, por për një gjë të tillë duhet mbështetja e 2/3 të Kuvendit. Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga Kabineti i kryetares së Kuvendit tregojnë proceduarat që duhet kaluar për t’u mbajtur seanca online.

“Rregullorja aktuale e Kuvendit të Kosovës nuk e parasheh mbajtjen e seancave online. Për ndryshimin e kësaj Rregulloreje nevojiten 2/3 e votave në Kuvend. Rrjedhimisht, nevojitet vullnet politikë dhe kohë për të kaluar proceduralisht një çështje  të tillë”, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të kryetares.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se do të mbështeste një iniciativë të tillë dhe pret që shumë shpejt Kryesia e Kuvendit të sjellë propozimin.

“Besoj se mund të shohim edhe për opsione të tjerë të tilla si ato që seancat e Kuvendit të jenë virtuale apo edhe takimet e komisioneve parlamentare të jenë virtuale. Kjo është e vetmja mundësi se si ne mund të kryejmë detyrën tonë. Ndryshe në rrethanat që jemi dhe me infektimet që kemi brenda Kuvendit të Kosovës nuk është se e rrezikojmë shëndetin tonë por edhe të familjarëve tonë”, deklaroi Fitim Uka, përcjell Telegrafi.

Rishikimi i buxhetit është njëra prej çështjeve që po pret votat e deputetëve. Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës thotë se deputetët duhet të bëhen bashkë e t’i dalin në ndihmë sektorit privat.

“Është një nevojë emergjente që Qeveria e Kosovës së bashku me deputetët e Kuvendit dhe partitë parlamentare të unifikohen në këtë drejtim dhe t’i japin më shumë mbështetje sektorit privat në mënyrë që të mos vijë të një kolaps i shtetit pasi rënia e biznesit ndikon në të hyrat e shtetit”, deklaroi Skënder Krasniqi.

Qeveria e Kosovës është njëra ndër institucionet publike që ka mbajtur mbledhjet disa herë online

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?