Partia e Plenkoviqit i fiton zgjedhjet në Kroaci: Blloku evropian ku bën pjesë LDK-ja ndihmon në këtë rezultat

Partia e djathtë qeveritare kroate ka fituar zgjedhjet parlamentare në këtë vend, mes akuzave për intervenim politik në fushatë nga presidentja e komisionit evropian, Ursula von der Leyen. Me 95% të votave të numëruara deri të hënën në mëngjes, Unioni Demokratik Kroat (HDZ) duket se do t’i marrë 66 nga 151 ulëset në parlament, pas […]
Me 95% të votave të numëruara deri të hënën në mëngjes, Unioni Demokratik Kroat (HDZ) duket se do t’i marrë 66 nga 151 ulëset në parlament, pas zgjedhjeve që ndodhën bash në kohën e rritjes së rasteve me koronavirus.
HDZ-ja pritet të formojë një koalicion qeverisës me një numër partish të vogla, që do t’i ofrojnë kryeministrit, Andrej Plenkoviqit, një mandat të dytë në detyrë, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.
Plenkoviq, duke folur gjatë mbrëmjes së kaluar, tha se rezultati ishte “fitore e madhe” por po ashtu vinte me obligime.
“Është obligim sepse e kishim një mandat të vështirë me plot sfida, dhe sfidat që i kemi përpara janë edhe më të mëdha,” – tha ai.
Sipas sondazheve, HDZ-ja do të dilte në zgjedhje mjaft afër Partisë Socialdemokrate, por në fakt nuk ndodhi kështu. PSD-ja i fitoi vetëm 41 ulëse në parlament.
Kandidatja për presidente e HDZ-së, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ishte mundur në janar nga sfiduesi i mbështetur nga PSD-ja, Zoran Milanoviq.
HDZ-ja është pjesë e partive Popullore Evropiane, dhe një numër politikanësh nga partitë e tjera ishin paraqitur në grup duke i dhënë mbështeje kësaj partie. Pjesë e këtij blloku partish është edhe LDK-ja në Kosovë.
Pjesë e këtyre politikanëve ishin kancelari austriak Sebastian Kurz, kryeministri slloven Janez Jansha, e po ashtu edhe Von der Leyeni. /Periskopi












