Palmer: ShBA dhe BE nuk janë rivalë, megjithatë përmend “dobësitë” e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Palmer: ShBA dhe BE nuk janë rivalë, megjithatë përmend “dobësitë” e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Matthew Palmer, si dhe i Dërguari Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak thanë që SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për Ballkanin Perëndimor, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug. Në një video-konferencë “Dialogu Ballkanik”, të organizuar nga “Concordia”, “The […]

Në një video-konferencë “Dialogu Ballkanik”, të organizuar nga “Concordia”, “The East West Institute” dhe “The Belgrade Fund for Political Excellence”, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

“Ne kemi një qëllim të përbashkët dhe një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, dhe ne jemi partnerë për këtë çështje”, citohet të ketë thënë Palmer, përcjell Telegrafi.

Ai nënvizoi se SHBA dhe BE po punojnë së bashku në rajon, jo vetëm për çështjen e Beogradit dhe Prishtinës.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin emërimin e Lajçak dhe dëshiron që ai të ketë sukses.

Ai, megjithatë, theksoi gjithashtu se përpjekjet amerikane kanë çuar në heqjen e taksës së vendosur nga Kosova.

Veç këtyre, Palmer ka thënë se uniteti i BE-së dhe SHBA-së është i rëndësishëm, por edhe se në të kaluarën problemi ishte se kishte zëra të ndryshëm brenda vetë Unionit, gjë që tregoi se BE ishte e ndarë.

Ndërsa Lajçak theksoi se qeveria e re në Beograd tani është më e fortë se kurrë, dhe se nëse nuk arrin dot rezultate tani, ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë.

Ai kujtoi se dialogu po hyn në vitin e tij të dhjetë dhe se nuk dëshiron dhjetë vjet të tjera që ai të përmbyllet.

“Do të ishte e rëndësishme që palët të mos e shohin problemin e Kosovës si një çështje bilaterale, por si çështje të marrëdhënieve me BE-në”, ka thënë ndër tjerash ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?