Pacolli: Askush nuk duhet të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, duhet të jemi mirënjohës ndaj Turqisë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë nuk duhet ta shqetësojë askënd. Pacolli ka thënë se kosovarët duhet të jenë mirënjohës ndaj Turqisë për gjestin e tyre. “Xhamia e Re, askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë. […]

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë nuk duhet ta shqetësojë askënd.

Pacolli ka thënë se kosovarët duhet të jenë mirënjohës ndaj Turqisë për gjestin e tyre.

“Xhamia e Re, askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë. Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit. Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Më tej, kreu i AKR-së ka thënë se “Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik. Le të vazhdojmë të jemi kështu”.

Ndryshe, sot është protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, e cila do të ndërtohet në lagjen “Dardania”

Projekti parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe është i financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Ndërtimi i xhamisë parashihet të zgjasë rreth tri vite nga koha e fillimit të realizimit të projektit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?