Pacientët me koronavirus në QKUK po shoqërohen nga familjarët, mjekët të shqetësuar

Pacientët me koronavirus në QKUK po shoqërohen nga familjarët, mjekët të shqetësuar

Rrezik për përhapjen e virusit po paraqesin edhe personat që po shoqërojnë në Klinikën Infektive pacientët e prekur me COVID-19. Kështu deklarojnë profesionistët shëndetësorë, ndërsa familjarët e pacientëve thonë se ata kanë nevojë për asistencën e tyre. Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë tha për RTV Dukagjinin se një praktikë e tillë nuk […]

Rrezik për përhapjen e virusit po paraqesin edhe personat që po shoqërojnë në Klinikën Infektive pacientët e prekur me COVID-19.

Kështu deklarojnë profesionistët shëndetësorë, ndërsa familjarët e pacientëve thonë se ata kanë nevojë për asistencën e tyre.

Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë tha për RTV Dukagjinin se një praktikë e tillë nuk duhet të vazhdojë.

Sipas Sylës, vizita në Klinikën Infektive jo vetëm që paraqet rrezik për infektime të familjarëve të pacientëve por edhe të qytetarëve kontaktues të tyre.

“Mendoj se kjo nuk duhet të justifikohet. Kjo rreptësisht duhet të ndalohet dhe të merren masa urgjente që të mos ndodhin raste të tilla që të ketë përcjellës të pacientëve. Kemi pasur raste kur dy bashkëshortët kanë qenë të prekur me COVID-19 dhe ajo është situatë tjetër. Mirëpo nëse vetëm njëri është pozitiv dhe shkon ndonjë përcjellës kjo është e patolerueshme”, deklaroi Blerim Syla.

Syla tha se duhet të rritet numri i personelit shëndetësorë dhe pacientët të jenë vetëm nën kujdesin e tyre.

Nga ana tjetër Arta Jashari ka qëndruar në QKUK për më tepër se një javë për t’u kujdesuar për babanë e saj të prekur me coronavirus. Sipas Jasharit prezenca e një familjari është e domosdoshme.

“E kam vërejtur edhe te pacientët e tjerë që më ka rënë me i pa se ata përjetojnë një gjendje ankthi të tmerrshme. Babi ka pasur nevojë shumë për prezencën time së paku psiqikisht e pastaj ai ka pasur nevojë edhe për trajtimin e simptomave tjera dytësore që lidhen me stendat apo me diabetin”, deklaroi Arta Jashari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?