Osmani mori pjesë në ngjarjen e partisë së Kurtit, VV: Haki Abazi ishte organizator

Osmani mori pjesë në ngjarjen e partisë së Kurtit, VV: Haki Abazi ishte organizator

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është parë dje në një paraqitje para Kuvendit të Kosovës së bashku me kreun e LVV’së, Albin Kurtin, dhe disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express. E shoqëruar nga ish’kryeministri i Kosovës e ish’zëvendëskryeministri, kryeparlamentarja Vjosa Osmani është parë dje në një aktivitet të organizuar në nder të 2 korrikut, […]

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është parë dje në një paraqitje para Kuvendit të Kosovës së bashku me kreun e LVV’së, Albin Kurtin, dhe disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

E shoqëruar nga ish’kryeministri i Kosovës e ish’zëvendëskryeministri, kryeparlamentarja Vjosa Osmani është parë dje në një aktivitet të organizuar në nder të 2 korrikut, me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti kanë bërë të ditur se të pranishëm përveç ish’kryeministrit Albin Kurti e ish’zëvendëskryeministrit Haki Abazi kanë qenë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci e shefi i grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimi.

“Me rastin e 30 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të datës 2 korrik, 1990, në po të njëjtin vend ku u mblodhën 114 delegatë asokohe, Kryetari Albin Kurti, së bashku me Kryetaren e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, Shefin e GP, Rexhep Selimi, Nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ish zv.kryeministrin Haki Abazi dhe disa delegatë që morën pjesë gjatë leximit dhe votimit të deklaratës, kujtuan rëndësinë e asaj ngjarje”, shkruan Vetëvendosje në lajmërimin për aktivitetin.

Që nga dje paraqitja e Osmanit me anëtarët e LVV’së është komentuar edhe nga disa anëtarë të qeverisë aktuale.

Zëvendësministri Halil Matoshi e ka kritikuar Osmanin për paraqitjen, duke thënë se con në një përplasje shoqërore.

Në partinë e Kurtit kanë thënë për Gazetën Express se ky aktivitet është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, saktësisht nga ish’zëvendëskryeministri Haki Abazi.

“Ka qenë organizim i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me disa qytetarë e protagonistë të asaj kohe, mirëpo, nën organizimin e angazhimin intensive të ish zëvendëskryeministrit Abazi”, kanë thënë nga LVV’ja.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?