Një burrë i armatosur me eksplozivë merr nën kontroll autobusin me 20 udhëtarë

Një autobus udhëtarësh me 20 njerëz brenda është vënë nën kontroll nga një burrë i armatosur me eksplozivë në qytetin perëndimor ukrainas të Lutskut. Policia e ka bllokuar qendrën e qytetit, që ndodhet 250 milje në perëndim të Kievit, ndërsa kërkesat e sulmuesit nuk janë bërë të ditura menjëherë, shkruan Independent, përkthen Periskopi. Zyrtarët thanë […]
Policia e ka bllokuar qendrën e qytetit, që ndodhet 250 milje në perëndim të Kievit, ndërsa kërkesat e sulmuesit nuk janë bërë të ditura menjëherë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Zyrtarët thanë në një deklaratë për Facebook se pengmarrësi ishte i armatosur dhe po mbante ekplozivë.
Ky pengmarrës më pas u identifikua dhe raportohet të ketë shprehur frustrim me “sistemin e Ukrainës” në mediat sociale, sipas autoriteteve.
Mediat lokale kanë raportuar se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në atë zonë, por mbetet e paqartë nëse ndokush është lënduar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka konfirmuar raportimet. /Periskopi












