Nis punën Bordi këshillëdhënës për koronavirus, i kryesuar nga Lul Raka

Nis punën Bordi këshillëdhënës për koronavirus, i kryesuar nga Lul Raka

I kryesuar nga mikrobiologu Lul Raka, sot në Prishtinë ka filluar punën Bordi Këshillëdhënës për Covid-19, i formuar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Në takimin e parë të këtij Bordi, Ministri Zemaj tha se përmes formimit të këtij trupi, Ministria e Shëndetësisë ka dashur që në mënyrë të veçantë, të adresojmë nevojën për të […]

I kryesuar nga mikrobiologu Lul Raka, sot në Prishtinë ka filluar punën Bordi Këshillëdhënës për Covid-19, i formuar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në takimin e parë të këtij Bordi, Ministri Zemaj tha se përmes formimit të këtij trupi, Ministria e Shëndetësisë ka dashur që në mënyrë të veçantë, të adresojmë nevojën për të pasur informacione dhe këshilla profesionale rreth Covid-19 për një përgjigje sa më adekuate ndaj situatës me këtë sëmundje në Kosovë.

 

 

Ai tha se Bordi do t’i ofrojë Ministrisë së Shëndetësisë këshilla në funksion të përmirësimit të shëndetit publik, parandalimit të sëmundjeve fizike dhe mendore të popullatës.

“Në hapat e mëtejmë pa dyshim që na duhen vendime të cilat mbështeten në dëshmi, ndërsa në këtë aspekt këto këshilla na duhen në të gjitha segmentet, duke përfshirë aspekte që kanë të bëjnë prej hulumtimit e diagnostikimit të rasteve e deri te trajtimi klinik i tyre, që sot për sot, paraqet sfidën me të madhe, duke qenë që numri i atyre që janë në spitalizim, apo atyre që do të mund të kërkojnë në të ardhmen tretman spitalor, është i lartë”, tha Zemaj.

Ministri Zemaj ka falënderuar edhe ish-Ministrat e Shëndetësisë, Ferid Agani e Imet Rrahmani, që i janë përgjigjur pozitivisht ftesë për të kontribuar, duke theksuar se si Ministër pret që Bordi të ketë një rol sa këshillues aq edhe kritik, në mënyrë që të identifikohen edhe mangësitë në masat e marra, me qëllim që ta përmirësojmë dhe menaxhojmë më tej përhapjen e Covid-19.

Kryesuesi i Bordit këshillëdhënës Lul Raka tha se tha në kohë pandemie, çdo veprim që duhet të merret duhet të këtë bazë shkencore, ndërsa profesionistët shëndetësor kanë përgjegjësinë që t’i përgjigjen thirrjes për të kontribuar. “Veprimi ynë i përbashkët do të jetë që mos t’i sulmojnë njerëzit, por ta sulmojnë armikun e përbashkët që në këtë kohë është virusi”, tha profesor Raka.

Anëtarët e tjerë të Bordit kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të përdorin përvojat e tyre dhe përgatitjet profesionale, me qëllim që institucionet të këshillohen për të sjellë vendime të drejta ta cilat do të kenë ndikim në ruajtjen e shëndetit publik të popullatës nga Covid-19.

Bordi do të përgatis të dhëna dhe këshilla për segmente të ndryshme rreth pandemisë, me qëllim që MSh-së t’i ofrojë këshillat në kohë reale për të sjellë vendime të cilat i përgjigjen situatës aktuale dhe parashikimeve të ndryshme rreth Covid-19.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?