Nga nesër rikthehet linja e autobusit për në Aeroport

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas Ahmetit, të gjithë autobusët e Trafikut Urban po i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, sipas udhëzimeve të IKShP’së dhe POdezinfektohen rregullisht, derisa ka publikuar edhe orarin e qarkullimit të […]
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas Ahmetit, të gjithë autobusët e Trafikut Urban po i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, sipas udhëzimeve të IKShP’së dhe POdezinfektohen rregullisht, derisa ka publikuar edhe orarin e qarkullimit të kësaj linje.
“E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh!”, ka shkruar Ahmeti.
Njoftimi i plotë:
Prej nesër, e Shtunë, 4 Korrik, rikthehet linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Të gjithë autobusët e Trafikut Urban i zbatojnë masat mbrojtëse kundër #covid19 sipas udhëzimeve të IKShP dhe dezinfektohen rregullisht.
E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh!
#prishtina?
#shpiPRkrejt?













