Në përkrahje të Dua Lipës, nesër aktivitet simbolik në Prishtinë

Në përkrahje të Dua Lipës, nesër aktivitet simbolik në Prishtinë

Nesër në Prishtinë, do të organizohet një aktivitet simbolik në përkrahje të Dua Lipës, pas sulmeve që i janë bërë asaj nga mediumet serbo-ruse. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe personalitete kosovare nga bota e artit dhe publicistikës, me moton “Save Dua!”. Madje, është hapur edhe një faqe e facebookut për këtë! Për shkak të […]

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe personalitete kosovare nga bota e artit dhe publicistikës, me moton “Save Dua!”. Madje, është hapur edhe një faqe e facebookut për këtë!

Për shkak të postimit të saj në Twitter, këngëtarja e famshme shqiptare e muzikës pop, Dua Lipa është vënë në thumb të sulmeve mediatike kryesisht nga Serbia dhe Rusia.

Thirrje të sponsorizuara nga ekstremistëve serbë kanë nisur fushatë për ta zvogëluar numrin e fansave të Dua Lipës në Twitter. Këto po mbështeten nga mediume të fuqishme ruse, veçmas nga Russia Today.

Regjisori serb, i cili ka ndikim të madh në mediumet serbe, Boris Malagurski, ka krijuar hashtagun “canceldualipa”, kurse Russia Today ka thënë se “Fansat nuk e dinë nëse duhet ta anulojnë #dualipa, pasi ajo dërgoi një cicërimë misterioze nacionaliste”.

Vargut të atyre që kanë sulmuar Dua Lipën publikisht është këngëtarja serbe, e njohur si Ceca, përkatësisht e veja e kriminelit Arkan.

Qëllimi i tyre nga ekspertët e luftës propagandistike vlerësojnë se, ky sulm hibrid ka për qëllim dobësimin e personaliteteve të suksesshme shqiptare në botë. Kështu ka deklaruar Agim Musliu, i cili ka shtuar se: “Ky sulm është drejtuar drejt Dua Lipës, kurse dëmi do t’i shkaktohet tërë shqiptarëve”.

“Këngëtaret tona si Rita Ora e Dua Lipa janë storia më e madhe e suksesit e Kosovës. Ironia është se ato janë krijuar si artiste me famë botërore në Britaninë e Madhe, familjet e të cilave dolën atje nga represioni serb. Tash, mu këta, serbët, të nxitur nga Kremlini duan ta dëmtojnë ende popullin shqiptar, duke ua dëmtuar këtyre ikonave personalitetet”, ka thënë Musliu.

“Kosova duhet të tregojë se i mbron vlerat e veta, pavarësisht nga kush sulmohen këto vlera”, ka përfunduar Musliu./Telegrafi/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya