Musliu e cilëson skandaloze vizitën e von Cramonit në Hagë: I kërkon dorëheqje

Musliu e cilëson skandaloze vizitën e von Cramonit në Hagë: I kërkon dorëheqje

Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me vizitën e raportueses së Komisionit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar si skandaloze dhe të paprecendent. Deputetja Musliu thotë se kur sheh veprime të këtilla skandaloze të një eurodeputeteje […]

Deputetja Musliu thotë se kur sheh veprime të këtilla skandaloze të një eurodeputeteje nuk është për t’u çuditur që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një eurodeputeteje që anon politikisht në Kosovë.

Ajo ka ftuar von Cramonin që t’i bëj të qarta interesat e saj në Gjykatën Speciale, përcjell Periskopi.

“Skandaloze dhe juridikisht e paprecedent kjo vizita e eurodeputetes Viola von Cramon në Gjykatën Speciale, e cila është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Kur sheh kësi veprimesh skandaloze të një eurodeputeteje, nuk është aspak për t’u çuditur që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një eurodeputeteje, që qartazi anon politikisht në Kosovë. Është në interes të transparencës dhe vlerave demokratike evropiane, që ajo ta bëj të qartë se cilat ishin interesat e saj në Gjykatën Speciale, kur asnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë miratuar ligjin dhe i kanë mandatuar gjyqtarët dhe prokurorët e specializuar në Hagë, nuk i kanë vizituar asnjëherë për t’ia ruajtur autonominë e funksionimit të tyre si institucion, përderisa në anën tjetër kemi ndërhyrje flagrante të një eurodeputeteje. Më e pakta që ajo do duhej të bënte është të kërkonte falje dhe të jepte dorëheqje për këtë vizitë skandaloze. Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara janë krijuar për t’i zbardhur pretendimet e fabrikuara nga strukturat e Serbisë dhe të promovuara nga Dick Marty. Ato nuk janë krijuar për të vendosur prë fatin gjeopolitik të shtetit të Kosovës apo për fatin e liderëve politikë dhe institucionalë të saj”, ka shkraur znj.Musliu.  

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?