Mjeku i parë që humbi betejën me Covid-19 në Kosovë

Mjeku familjar dr. Fadil Zuka ka humbur betejën me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës e cila tha se i ndjeri bëhet doktori i parë që ndërron jetë nga koronavirusi. “Dr. Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’ju […]
Lajmi është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës e cila tha se i ndjeri bëhet doktori i parë që ndërron jetë nga koronavirusi.
“Dr. Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e ‘90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në komunikatën e OMK.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.












