Ministria e Financave tregon kur dalin 170 euro për punëtorët

Ministria e Financave tregon kur dalin 170 euro për punëtorët

Zbatimi i tërësishëm i Pakos Emergjente Fiskale do të ndodhë vetëm atëherë kur të miratohet projektligji për rishkrimin e buxhetit në Kuvendin e Kosovës. Ende as një masë e kësaj pakoje nuk është zbatuar në tërësi deri më sot, përveç disa pagesave më të vogla për aq sa ka pasur mjete nga linjat buxhetore. Madje, […]

Zbatimi i tërësishëm i Pakos Emergjente Fiskale do të ndodhë vetëm atëherë kur të miratohet projektligji për rishkrimin e buxhetit në Kuvendin e Kosovës.

Ende as një masë e kësaj pakoje nuk është zbatuar në tërësi deri më sot, përveç disa pagesave më të vogla për aq sa ka pasur mjete nga linjat buxhetore.

Madje, ka edhe një numër të konsiderueshëm të punëtorëve të cilët nuk kanë marrë as pagën e parë prej 170 euro.

Këshilltari i ministres së Financave, Lulëzim Krasniqi thotë për KosovaPress se nuk ka bazë ligjore që të zbatohet e tërë pakoja emergjente.

Ai theksoi se rishikimi i buxhetit është i domosdoshëm që të alokohen pagat nga 170 euro për punëtorët e bizneseve që janë ndikuar nga pandemia.

“Ne e kemi kryer rishikimin e buxhetit, i cili ka shkuar në Kuvendin e Kosovës për procedim të mëtutjeshëm. Përmes rishikimit të buxhetit janë alokuar mjetet nëpër linjat e duhura buxhetore në mënyrë që të ekzekutohet pakoja emergjente fiskale me efikasitet. Në momentin që kryhet rishikimi i buxhetit… ju e dini që një shumë e madhe për pakon fiskale emergjente ende nuk është ekzekutuar. Pikërisht për shkak të mungesës së alokimit buxhetor për këtë pako. Prandaj, rishikimi i buxhetit, kalimi i këtij rishikimi, është më se i domosdoshëm në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të hapet rruga për ekzekutimin e plotë të pakos emergjente fiskale”, thotë Krasniqi.

Ai tha se ditëve të fundit ka pasur disa pagesa për disa masa, por siç tha ai në shumë më të vogël dhe për aq sa ka pasur mjete në dispozicion.

“Aq sa ka pasur mjete në dispozicion tek ato linja buxhetore janë ekzekutuar, ose është intensifikuar puna edhe e Komisionit dhe instancave që merren me ekzekutimin e pagesave në mënyrë që përfituesit t’i marrin mjete sa më shpejt”, thotë ai.

Sipas Krasniqit ka raste që nuk janë paguar punëtorët as për pagën e parë.

“Sipas informatave që i kam ka raste kur nuk është paguar as paga e parë nëse nuk gaboj”, thotë ai.

Ai në fund theksoi se komisioni përkatës pothuajse ka përfunduar pjesën e shqyrtimit të aplikacioneve për të gjitha masat e pakos emergjente Fiskale.

Kujtojmë, që edhe kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar me shkrim nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani që të mundëson miratimin e rishikimit të buxhetit me procedura të shpejta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?