Ministri Zemaj themelon bordin që i jep këshilla, kryesues i tij bëhet personaliteti i njohur

Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Armend Zemaj, sapo ka themeluar Bordin Këshilldhënës për luftën kundër Covid-19. Jobefasisht, është mikrobiologu Lul Raka ai që është emëruar kryesues i këtij bordi. Zemaj e ka kumtuar lajmin në profilin e tij në Facebook dhe ka treguar se bordi do t’i ketë plot 11 anëtarë të përbërë nga […]
Jobefasisht, është mikrobiologu Lul Raka ai që është emëruar kryesues i këtij bordi.
Zemaj e ka kumtuar lajmin në profilin e tij në Facebook dhe ka treguar se bordi do t’i ketë plot 11 anëtarë të përbërë nga mjekë, studiues, shkencëtarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.
“Këta vijnë nga fusha të ndryshme si: epidemiologjia, mikrobiologjia, praktika klinike, shëndetësia publike, shkenca e sjelljes, menaxhimi i krizave, mbrojtja civile, komunikimi, ekspertë vendor dhe ndërkombëtar”, shkroi ai.
Bordi, si ka thënë Zemaj, do t’i ofrojë ministrisë së tij këshilla të shpejta profesionale, me azhurnime të risive shkencore, opinione, parashikime, formulime të masave të reagimit, identifikim të mangësive për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e Covid19, rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19.












