Ministri Zemaj acarohet me komentuesit: Lexone more të mjerë tekstin, fotoja është para sa viteve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor, Ilir Gjokaj, i cili ishte i prekur me Covid-19, transmeton Klan Kosova. Zemaj me anë të një fotografie në rrjetin social Facebook deklaroi se i ndjeri ishte mik i tij. “Menaxhimi i pandemisë Covid-19 është një punë e përbashkët e shumë institucioneve […]
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor, Ilir Gjokaj, i cili ishte i prekur me Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Zemaj me anë të një fotografie në rrjetin social Facebook deklaroi se i ndjeri ishte mik i tij.
“Menaxhimi i pandemisë Covid-19 është një punë e përbashkët e shumë institucioneve dhe shërbimeve të vendit tonë”.
“Në këtë betejë të vështirë një kontribut të jashtëzakonshëm janë duke e dhënë edhe Policia e Kosovës, e cila ka angazhuar katër mijë pjesëtarë të saj për të përkrahur institucionet shtetërore në zbatimin e masave kundër Covid-19 dhe në ruajtje të shëndetit të popullatës.
“Për fat të keq, Covid-19 ka prekur edhe pjesëtarë të PK-së dhë një nga ta, miku im polici Ilir Gjokaj që ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës ka humbur betejën me virusin. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Policisë së Kosovës për këtë humbje të pakompensueshme, duke bashkëndjerë me ta në këto momente të vështira”, ka shkruar Zemaj në Facebook.













