Miftaraj reagon ashpër ndaj gjuhës së VV-së pasi Pacolli i tha “këlysh” Hotit

Miftaraj reagon ashpër ndaj gjuhës së VV-së pasi Pacolli i tha “këlysh” Hotit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar pas postimit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila kryeministrin Avdullah Hoti e quajti “këlysh i Thaçit”. Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se secila parti ka të drejtë të kritikojë qeverinë në pushtet për mënyen e udhëheqjes […]

Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se secila parti ka të drejtë të kritikojë qeverinë në pushtet për mënyen e udhëheqjes mirëpo sipas tij gjuha denigruese që e prekë dinjitetin njerëzor është e ulët dhe e papranueshme.

“Kushdo që luan rolin e opozitarit dhe përdor gjuhë denigruese apo fjalë si këlysh, zeza, koti dhe këtë e bën shprehi, duhet me kuptu se me këtë qasje nuk po i ofendoni vetëm politikanët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Miftarajt:

“Secila parti politike në opozitë e ka të drejtën e botës me kritiku qeverinë në pushtet për mënyrën e udhëheqjes, keqmenaxhimin, ekspozimin e aferave korruptive, etj etj.

Ama gjuha denigruese në mënyrë sistematike që prek dinjitetin njerëzor është e ultë dhe e papranueshme.

Kushdo që luan rolin e opozitarit dhe përdor gjuhë denigruese apo fjalë si këlysh, zeza, koti dhe këtë e bën shprehiduhet me kuptu se me këtë qasje nuk po i ofendoni vetëm politikanët.

Me këtë sjellje të pahijshme po edukoni në mënyrën më të keqe fëmijët tuaj, sikurse po shërbeni si shembulli më i keq edhe për rininë tonë, se kur keni me dikend mos pajtim mundeni me ofendu me fjalë që goja e një njeriu normal dhe me edukate minimale nuk i përdor.

Nuk i fuqizoni argumentet tuaja duke ofenduar njerëz, përkundrazi e ulni vlerën e argumenteve dhe qëllimit të vërtetë për të bërë opozitë.

Për keqardhje ky lloj i opozitarizmit”, ka shkruar Miftaraj, përcjell Telegrafi.

Nryshe, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke cituar shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti, se ka pezulluar fushatën e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “heqja dorë edhe pa afat nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje të reja rrezikon të bëhet një fusnotë e dytë që do të përcjell Kosovën edhe për shumë vite tjera”.

“Në vitin 2012, Thaçi dhe e deleguara e tij në dialog, Edita Tahiri, reduktuan Republikën e Kosovë në Kosovo*. U tha se fusnota do të shkrihet si një fluskë bore e cila asjëherë nuk u shkri përkundër verave të nxehta dhe dimrave të butë. 9 vjet pas, qershor 2020, Thaçi dhe këlyshi tij Hoti bënë një hap tutje. Për interesat e Vuçiqit dhe shefit të tij Thaçit, Hoti hoqi dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare sic e tha “deri me datë 27 qershor 2020”. Sot jemi 20 korrik 2020 por nuk ka akoma asnjë deklarim nga asnjëri rreth këtij pezullimi”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?