MFK shpallё pozitat e para për punë praktike nga programi “Gratë në Energji”

MFK shpallё pozitat e para për punë praktike nga programi “Gratë në Energji”

Fondacioni i Mileniumit i Kosovёs (MFK) ka hapur dhjetё pozitat e para pёr punё praktike me pagesё pёr gratё nё sektorin e energjisё. Kёto dhjetё pozita janё pjesё e gjithsej 200 pozitave qё do tё hapen nё muajt nё vijim pёr tё gjitha vajzat dhe gratë tё cilat janё nё vitet e fundit tё studimeve […]

Programi Gratё nё Energji do tё pёrkrahё gratё dhe vajzat tё cilat janё duke studiuar nё fushat e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), por edhe disciplinat e tjera, siç janë, ekonomia, marketingu, financat, juridiku, teknologjia informative dhe fushat të tjera të ndërlidhura dhe të rëndësishme për sektorin e energjisë.

“Programi i Punës Praktike për Gratë në Energji, mbështetur nga MFK, vjen në një moment, kur
ashtu si të gjitha vendet e botës, edhe Kosova ka prioritet fuqizimin e sektorit të energjisë si një
nga synimet kryesore drejt zhvillimit ekonomik. Tregu i punës ka nevojë për burime të reja
njerëzore që janë të përgatitura për sfida të reja dhe ne besojmë fuqishëm që ky program do të
jetë një ndihmë e madhe në mbështetje të vajzave të reja në vecanti, për t’i përfshirë në
komunitetin biznesor dhe sektorin e energjisë në pergjithësi”, u shpreh Lulzim Syla, Partner
Menaxhues në Elen, e cila është një ndër kompanitë që do të hapi dyertë për praktikantet e
energjisë.

Disa nga pozitat e para tё shpallura janё: Inxhiniere e Energjisë së Ripërtërishme,
Inxhiniere e Elektroteknikës, Hulumtuese e Energjisë etj. Për të gjitha detajet në lidhje me
këto pozita vizitoni uebfaqen e programit Gratё nё Energji.

Specialistja për Përfshirje Gjinore dhe Sociale, pranë MFK-së, Violeta Rexha, theksoi se synimi
kryesor i këtij programi është zbutja e hendekut gjinor në sektorin e energjisë. “Qëllimi i këtij
programi është tё ofrojё mundësi për të rritur kapacitetet teknike profesionale të vajzave dhe grave të cilat janë në fund të studimeve apo i kanë kryer rishtazi studimet e të cilat duan të jenë
të gatshme për tregun e punës në sektorin tё energjisё” shtoi znj. Rexha.

Muaj mё parё, Fondacioni i Mileniumit i Kosovёs ka publikuar thirrjen pёr shprehje tё interesit
pёr Programin Gratё nё Energji-Punё Praktike, ku qindra vajza dhe gra shprehёn interesimin tё
bёhen pjesё e kёtij programi. Pёr shkak tё pandemisё, programi u prolongua pёr tё rifilluar tani
me hapjen e 10 pozitave tё para pёr punё praktike në distancë pёr gratё nё sektorin e
energjisё. MFK do tё mbёshtes institucionet dhe organizatat bashkёpunuese tё kёtij programi,
duke ofruar pagesёn pёr praktikantet pёr 6 muaj. Gratё pёrfituese nga ky program do tё fillojnё
angazhimin e tyre fillimisht nga distanca derisa situata tё normalizohet.

Ky aktivitet është pjesë e programit 1.45 milionësh, Gratë në Energji, mundësuar nga
Millennium Challenge Corporation (MCC), që synon të rrisë interesimin e grave për mundësitë
që ofron sektori i energjisë, duke ofruar punë praktike me pagesë dhe trajnime me qëllim të
zhvillimit të kapaciteteve teknike të grave që të jenë të kualifikuara dhe të përgatitura për tregun
e sektorit te energjise në Kosovë. MFK mbetet e përkushtuar të promovojë barazinë gjinore dhe
të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për më shumë mundësi të barabarta për të
gjithë në Kosovë.

Të fundit
Të ngjashme